E Shtunë, 31 Tetor 2026

AI kritikon Kinën për ujgurët

PEKIN-Grupet për të drejtat e njeriut thonë se Kina ka burgosur dhe frikësuar dhjetëra ujgurë etnik në rajonin perëndimor Xinjang pas përleshjeve të dhunshme në kryeqytetin e kësaj zone tre vite më parë.

Në korrik të 2009-ës, në kryeqytetin Urumki pat shpërthyer dhuna ndërmjet komunitetit me shumicë kinezëve dhe minoritetit mysliman të ujgurëve duke lënë të vdekur afro 200 njerëz.

Që nga atëherë, Kina ka ekzekutuar nëntë persona të cilët akuzoheshin për nxitjen e përleshjeve, ndërsa ka burgosur qindra të tjerë.

Në një raport të publikuar një ditë më parë, Amnesty Internatioanl bëri të ditur se ka dëshmi të reja për se Pekini po vazhdon “frikësimin” e familjeve që kërkojnë informacione për të afërmit e zhdukur, të cilët ngarkoheshin me akuzat për shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë dhe pas protestave të vitit 2009.

Sipas AI, dhjetëra familje të ujgurëve kanë dalë publikisht me rrëfimet e tyre për anëtarët familjarë që mbetën të zhdukur që kur ndodhën përleshjet. 

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›