Nafta që futet në Kosovë, shkakton kancerin!
PRISHTINË- Qytetarët e Kosovës e Kosovës përballen me një rrezik të madh, për shak të ndotjes që shkakton emetimi i gazrave nga lëndët djegës të makinave.
E përditshmja Koha Ditore bën me dije se nga matjet e kryera ka dalë se nafta që importohet zyrtarisht në Kosovë dhe që shitet në shumicën e pikave të karburanteve përmban deri në 1142 ppm, sasi kjo e sulfurit që është 114 herë më e lartë sesa që parashikohet dhe lejohet të importohet me Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Tregtisë.
Në një dokument të Bankës Botërore të publikuar së fundmi thuhet se rreth 1.000 persona në Kosovë vdesin par kohe brenda vitit nga sëmundjet që shkaktohen nga ndikimi i grimcave që notojnë në ajrin e ndotur. Në bazë të këtij raporti që flet vetëm për të dhënat e dy viteve më parë, këto grimca besohet se shkaktojnë sëmundje të zemrës, kancerin në mushkëri dhe sëmundje të tjera të frymëmarrjes. E, të dhënat që ka Instituti i Shëndetit Publik, afro 700.000 kontrolle mjekësore që realizohen në vit, kryesisht janë të diagnostikuara me sëmundje të frymëmarrjes dhe të rrugëve respiratore. Ndërkohë që ndër shkaktarët kryesorë të këtyre sëmundjeve thuhet se është edhe prania e squfurit në karburante.
(e.m/BalkanWeb)