Kukës, vjehrra e "varros" përsëgjalli, 37-vjecarja padit Gjëndjen Civile
KUKËS- Jeton prej vitesh në Belgjikë me familjen e saj, por në Gjëndjen Civile rezulton e vdekur. Kjo është historia e 37- vjecares Anita Uka (Demaj) lindur në Tropojë e banuese në Belgjikë ku faktin se në dokumenta rezulton e vdekur ajo e ka mësuar krejt rastësisht kur ka ardhur pranë qytetit, ku kohë më parë jetonte, për tu paisur me mjet të ri identifikimi. Sic tregon vetë 37-vjecarja, ajo i është drejtuar zyrës së gjëndjes civile për të marrë një certefikatë por që punonjësit e saj i kanë dhënë një të tillë ku rezultonte e vdekur. Menjëherë pas kësaj ajo i është drejtuar Gjykatës së Rethit Gjyqësor Kukës ku ka paditur zyrën e gjëndjes civile pasi kjo e fundit e ka deklaruar si të vdekur që prej vitit 2004, pas një kërkese që ka bërë ish-vjehrra e saj pa dijeninë e 37-vjecares.
Tashmë 37-vjecarja kërkon konstatimin e pavlefshmërisë së aktit të vdekjes duke u bazuar dhe në nenin 55, pika 4, të ligjit për Gjëndjen Civile. Ajo pret që Gjyakata të japë verdiktin e saj pasi shumë shpejt i duhet që të rikthehet në vendin ku jeton,për tu bashkuar me tre fëmijët dhe familjen e saj. Lidhur me këtë ngjarje bashkia e Kukësit, apo zyra e Gjëndjes Civile që ka deklaruar statusin “ e vdekur’ për 37-vjecaren, ende nuk është shprehur zyrtarisht.
(e.m/News24/BalkanWeb)