E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boboshtica prifti Ndertimi ne varreza pa lejen time

Vijoi dje procesi i pyetjes se deshmitareve ne ceshtjen Boboshtica per skandalin e dhunimit te varreve. Te pranishem ishin tre te pandehurit kreu i OMONIA-s Naum Disho dhe dy punetoret Luan Zace dhe Alqi Koroveshi. Prifti i kishes se Shen Merise At Jani Trebicka i thirrur ne cilesine e deshmitarit nga organi i akuzes deklaroi se ndertimi ne keto varreza u be pa lejen e tij. Une nuk kam dhene leje per kete ndertim as kasha. Kam debatuar me punetoret edhe me Naum Dishon dhe me thane se ajo ishte varreza e fshatit dhe se nuk duhet te perzihesha. Por varrezat ndodhen brenda territorit te kishes dhe per kete kerkova qe te prishej ndertimi por kjo nuk ndodhi deklaroi prifti. Ai argumentoi para gjykates se punimet i kishte bere OMONIA ndersa nuk pranoi se mund te ishin kryer germime brenda territorit te kishes ku ai sherben prej vitesh. Lidhur me eshtrat kleriku deklaroi se eshtrat mund te jene te murgjve pasi Brenda manastirit jane varrosur murgj. Kjo eshte varreze e vjeter dhe duhet te jete e manastirit te murgjve. Mund te kete edhe fshatare te varrosur por mendoj se eshte e murgjve pasi cdo manastir ka nje varreze ku varrosen murgjit. Eshtrat dilnin edhe me pare dhe ne beme nje mur vijoi kleriku. Ne seance mungoi deshmitari tjeter kreu i komunes Drenove Flamur Sala i cili nuk ka sjelle arsye per mungesen. Si rrjedhoje gjyqi u shty per me daten 9 maj. Gjykimi i ceshtjes se Boboshtices ka nisur me tetor 2010 dhe qe atehere jane zhvilluar vetem 4 seanca te rregullta.
L.Mollaj

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›