E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largimi i eksperteve plagoset nje 34-vjecare

Nje incident u regjistua paraditen e djeshme ne Kombinatin Mekanik te qytetit te Policanit ku nje punetore u plagos pasi u aksidentua ne makinerine e demontimit. Vitin e kaluar po ne kete vend nje grua humbi jeten dhe nje tjeter punetor mbeti i plagosur si pasoje e shperthimit te nje diagoreje. Reagimet qene te menjehershme si nga ish-punonjesit e larguar nga puna ashtu edhe nga politika ku edhe si me pare u deklarua se shkak per incidentin ishte largimi i eksperteve nga kombinati dhe futja ne pune e personave pa pervoje.

Ngjarja ndodhi dje rreth ores 0900 te mengjesit prane Kombinatit Mekanik kur u dha alarmi se punetorja Miranda Dehari 34 vjec e repartit te fonderise ishte aksidentuar rende ne krah. Ajo po punonte per cmontimin e municioneve kur mjeti i kapi fillimisht veshjen e me pas e demtoi rende. I menjehershem ishte reagimi i punetoreve te tjere te cilet i dhane ndihmen e pare 34-vjecares duke e transportuar drejt Spitalit Rajonal ne qytetin e Beratit.

Burime prane Repartit te Kirurgjis thane se gruaja mberriti me dy fraktura dhe demtime ne krahun e majte dhe iu nenshtrua nderhyrjes kirurgjikale. Sipas mjekut ortoped demtimi vuri ne rrezik humbjen e gjymtyres se gruas dhe vetem nderhyrja ne kohe beri qe gjendja e saj te stabilizohej.

Ne Kombinatin Mekanik te Policanit mberriten eksperte te policise se Qarkut te Beratit te cilet nisen hetimet e para per te mesuar mbi shkaqet e ketij aksidenti. Drejtori i kombinatit Lulzim Gojka tha se ngjarja konsiderohet si aksidentale nga nje gabim njerezor i vete punonjeses. Ai pranoi edhe faktin se 34-vjecarja nene e dy femijeve ishte punonjese relativisht e re cka hedh dhe dyshimet per mosspecializimin e saj per punen qe kryente ne kombinat.

Ismaili Jane hequr ekspertet
Ky aksident i ndodhur coi ne reagimin e ish-specialisteve te Kombinatit te Policanit pjesa me e madhe e te cileve jane larguar nga puna dhe jane zevendesuar me punonjes te paspecializuar. Nje prej ish-punetoreve te uzines Shkelqim Ismaili tha dje se vitet e fundit drejtues partiak te punesuar prane ketij kombinati ndermoren sulme kunder specialisteve duke i zevendesuar ata me punetore te paspecializuar. Prej vitesh ne kombinatin e Policanit punohet shume keq merren njerez te pakualifikuar vetem per vota pasi dhe drejtuesit jane njerez partiak. Prej vitesh hiqen nga puna njerezit e specializuar dhe te gjitha keto behen shkak per aksidente sic ndodhi me rastin e sotem thote ish-specialisti Ismaili i cili preferoi te largohet nga puna dhjeteravjecare ne kete kombinat.

Ylli Ngjarja e paralajmeruar
Pas ngjarjes ku u plagos Miranda Dehari reagoi edhe deputeti i majte i ketij qarku Fidel Ylli i cili mberriti ne Polican dhe tha se ky ishte nje aksident i paralajmeruar. Ky eshte nje aksident i paralajmeruar nga ana ime eshte nje aksident i paralajmeruar ne parlament prane ministrit te Mbrojtjes te Mjedisit kryeministrit te cileve iu kam kerkuar qe te vene dore mbi punesimet e paligjshme qe behen ne kombinat. Per kete arsye vdiq nje punetore nje vit e gjysme me pare dhe sot nje punonjese e paspecializuar u plagos pasi ishte e paspecializuar per punen qe kryente pasi vetem disa jave me pare kishte filluar pune u shpreh deputeti Ylli.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›