E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozet kuqezi protestojne per ndeshjen me Lacin

Qindra tifoze kuq e zi u mblodhen dje ne nje proteste kunder dhunes ndaj futbollisteve. Protesta e zhvilluar para stadiumit Flamurtari ne Vlore u paralajmerua nje dite me pare si nje reagim ndaj demtimit te portierit vlonjat Shpetim Mocka ne Lac.
Ngjarja ngjalli zemeraten e tifozeve kuqezi te Flamurtarit qe vendosen ti bejne jehone kesaj ngjarjeje dhe ti drejtohen Federates Shqiptare te Futbollit dhe komisionit disiplinor te saj te marre masa. Thirrjet e tyre ishin kunder fedarates kunder ministrit te Financave Ridvan Bode si nje nga personat kryesore qe sipas sportdashesve vlonjate po ndikon ne lojen jo te ndershme te futbollit.
Tifozeve iu bashkua edhe kreu i bashkise Shpetim Gjika president i klubit te futbollit qe kerkoi drejtesi dhe jo futboll me dy standarde. Jemi ne moralisht fitues te kampionatit. Ishim deshmitare si u masakruam ne Ballsh si u nxoren pistoletat ne Peqin dhe dje nga Laci rrezikuan jete njerezish tha Gjika duke iu referuar dhunes qe po ushtrohet ndaj ekipit Flamurtari dhe perpjekjeve per te politizuar futbollin. Ai siguroi tifozet se nese nuk do te kete nje vendim te drejte te komisionit te displines atehere ai se bashku me sportdashesit do te jene ne nje tjeter proteste edhe me te madhe prane ambienteve te Federates Shqiptare te Futbollit.
Nderkohe sportdashesit bene me dije se nese komisioni i disiplines nuk do ti jepte tri piket Flamurtarit per ndeshjen e fundit ne Lac ata nuk do te lejonin zhvillimin e ndeshjes Flamurtari-
Por Komisioni Disiplinor i FSHF-se vendosi dje qe te ndeshkoje vetem fushen e Lacit me pese ndeshje pezullim ndersa la rezultatin 1-1 per ndeshjen Laci-Flamurtari pavaresisht dhunes se ushtruar. Ne oret e vona ky vendim u anulua per te vijuar me hetime te metejshme dhe u tha se vendimi do te jepej pas pese ditesh. A.Peci

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›