Boboshtice kerkohet prishja e piedestalit
Ngritja e Memorialit te Ushtareve Greke dhe hedhja e betonit mbi varrezat e vjetra te Boboshtices eshte bere mbi nje territor ku ka patur eshtra me pare.
Ky konfirmim ka ardhur nga ana e komunes se Drenoves ne varesi te se ciles ndodhet fshati Boboshtice. Nenkryetari i kesaj komune Panajot Mihallari ka bere te ditur se varreza eshte inspektuar nga nje grup pune dhe ndertimi eshte kryer pa lejen e komunes per faktin se ndodhet ne brendesi te territorit te kishes. Ai deklaron se eshte kerkuar prishja e betonit.
Betonimi i varrezes ka ndodhur me pelqimin e klerikeve pasi varreza eshte ne pronesi te kishes dhe ndodhet ne brendesi te manastirit te Shen Merise. Komuna deklaron se per shkak te pronesise qe ka kisha nuk mund te nderhyje per prishjen e objektit por kjo iu eshte kerkuar perfaqesuesve te kishes dhe punetoreve te saj.