Boci: Kemi perballe nje opozite te corientuar dhe te pa programuar
Te corientuar dhe te paprogramuar, keshtu e ka quajtur deputeti i PD-se Luciano Boci, Partine Socialiste, e cila nuk di se cfare kerkon dhe po ben cdo perpjekje per te bllokuar marrjen e statusit te vendit kandidat te Shqiperise. Gjate nje prononcimi per gazeten "Koha Jone", deputeti i PD-se eshte shprehur se, "pergjate ketyre viteve opozita me veprimet e deklarata e saj ka deshmuar qarte se nuk do qe Shqiperia te marre statusin". Sipas tij kjo deshire e kthyer tashme ne qellim percakton njekohesisht dhe sjelljen e saj politike per ceshtje thelbesore, te cilat ne syte e nderkombetareve jane indicie te shkalles se bashkepunimit te kerkuar midis pozites dhe opozites. Deputeti i PD-se i quan absurde pretendimet per nene te vecanta te kodit zgjedhor dhe rregullores se parlamentit nga opozita, te cilat behen pikerisht nen kete fryme bllokuese rezultante e te cilave mund te jete dhe refuzimi i trete per statusin. "Nje opozite e corientuar e paprogramuar dhe me nota te forta antikombetare kerkon ta perdore kete refuzim ne flamurin e saj te betejes elektorale ne mungese te flamurit per te cilin betohemi dhe luftojme te gjithe", ka perfunduar prononcimin e tij deputeti i PD-se Luciano Boci.