E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malësi e Madhe, dëmtohet ujësjellësi i fshatit Rjollë

Gazeta Shqip

50 mijë persona që furnizohen me anë të këtij burimi, si rezultat do të mbeten pa ujë të pijshëm

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur banorët e zonës së Komunës së Shkrelit në Malësi të Madhe në orët e vona të natës së djeshme, duke u gdhirë. Sipas informacioneve të policisë, si rezultat i vendosjes së një sasie të konsiderueshme lënde plasëse në ujësjellësin e fshatit Rrjollë, në Komunën Shkrel të Malësisë së Madhe, janë shkaktuar dëme të shumta, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 pas mesnate, dhe si rezultat i shpërthimit të fuqishëm janë shkatërruar të gjithë tubacionet që furnizojnë me ujë depot e ujësjellësit. Për pasojë, rreth 50 mijë banorë që furnizohen me anë të këtij ujësjellësi do të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.
Policia e mbërritur në vendngjarje,  ka nisur menjëherë hetimet  për të zbuluar shkaqet dhe autorët e ngjarjes së rëndë.

17 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Malësi e Madhe, dëmtohet ujësjellësi i fshatit Rjollë burimi: Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›