Policia: Aksidenti shkaktoi 6 të plagosur dhe 30 të lënduar
Përplasje mes përfaqësuesve të AK dhe deputetëve të PD-së në spitalin e Elbasanit
Policia e Shtetit ka publikuar dje pasdite bilancin e aksidentit të Kërrabës, ku fatmirësisht nuk pati viktima. Në autobusin me targë LB 3156 A po udhëtonin rreth 35 persona, nga të cilët në ambientet spitalore në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën, ndodhet shtetasi Artan Kojku, pohon zyrtarisht policia, duke saktësuar se nga këta shtetas, 6 janë plagosur, ndërkohë që të tjerët kryesisht kanë pësuar dëmtime më të lehta, si gërvishtje etj. Vazhdojnë të qëndrojnë në ambientet spitalore Refik Karaj, Jetmir Disha, Taulant Muça, Artan Kojku, Antonio Fraholli dhe Mithat Biçaku (shoferi), pohon policia, duke saktësuar se ky i fundit zotëron leje drejtimi të grupit D, të marrë më 12.10.1999. Në këtë aks rrugor, në të dyja hyrjet e tij nuk ka tabela që kushtëzojnë lëvizjen e këtyre lloje mjetesh. Në vendngjarje menjëherë kanë shkuar dhe zv/drejtori i përgjithshëm i Policisë për Sigurinë Publike, si dhe drejtues e ekspertë të Drejtorisë së Policisë Rrugore. Nga strukturat e Policisë së Shtetit vazhdon puna për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Po kryhen ekspertimet e vendngjarjes dhe mjetit, për të përcaktuar edhe shkakun e këtij aksidenti, vijon policia.
Përplasja
Menjëherë pas ngjarjes, dhjetëra zyrtarë kanë mësyrë spitalin e Elbasanit, për të mësuar mbi shëndetin e të plagosurve. Në spital nuk mund të mungonte as kreu i AK, Kreshnik Spahiu. Duke folur për aksidentin e aktivistëve të kësaj partie, ka thënë se shpreson që ky aksident të mos jetë i qëllimshëm. Kjo, duke qenë se sipas Spahiut, ka marrë informata që Range Roveri që ka shkaktuar aksidentin e aktivistëve të Aleancës, i kishte prerë disa herë qëllimisht rrugën autobusit, deri sa ndodhi aksidenti. Spahiu tha se ky aksident duhet zbardhur dhe policia dhe të arrestojë autorin e tij, në mënyrë që ngjarja të zbardhet sa më parë. Në spital ka qenë edhe deputeti i PD-së, Rrahim Çota, i zonës së Librazhdit. Spahiu pohoi dje se Çota nuk i ka lejuar gazetarët të pyesin të aksidentuarit. Spahiu akuzoi Çotën se po krijon tension të kotë në spital, duke përzënë njerëzit. Kurse vetë Çota ka thënë se ai ka vepruar në këtë mënyrë, pasi aktivistët e Aleancës Kuq e Zi po bënin shfaqje. Ai tha se Spahiu kishte ardhur me kamera dhe po bënte shou. Duket se aksidenti ka shërbyer edhe për bërjen e politikës.
Të plagosurit
Refik Karaj
Jetmir Disha
Taulant Muça
Artan Kojku
Antonio Fraholli
Mithat Biçaku
U ekzaminuan
1. Altin Selim Alla
2. Taulant Muhamet Muça
3. Dritan Xhevahir Braxhda
4. Florian Lutfi Shkurti
5. Fatmir Xhevahir Brazhda
6. Emiljano Petrit Çota
7. Nebi Sherif Hysa
8. Pranvera Shaban Sollaku
9. Olti Xhevdet Ozuni
10. Antonio Osman Fraholli
11. Refik Zyber Karaj
12. Oltion Sabri Çela
13. Astrit Dervish Komici
14. Fatmir Mehmet Dosku
15. Jetmir Hyqmet Disha
16. Altin Xhemal Kojku
17. Ermal Hamdi Shkurti
18. Ymer Zylyftar Hoxha
19. Albina Reshit Hysa
20. Mehmet Shefki Dosku
21. Alberti Asi Stafa, ka marrë mjekimin dhe më pas është larguar
22. Mithat Servet Biçaku, 43 vjeç drejtuesi i mjetit
23. Syrja Kurti
24. Latif Kojku
25. Abedin Hajdar Kojku
26. Andi Behar Koxhaj
27. Dritan Petrit Allushi
28. Bledi Arif Gështenja
29. Hamit Shefki Kojku
30. Muhamet Muça
Patenta
Drejtuesi i mjetit, shtetasi Mitat Servet Biçaku, zotëron leje drejtimi të grupit D, të marrë më 12.10.1999
Kufizimi
Në këtë aks rrugor, në të dyja hyrjet e tij, nuk ka tabela që kushtëzojnë lëvizjen e këtyre lloje mjetesh
Policia: Aksidenti shkaktoi 6 të plagosur dhe 30 të lënduar burimi: Gazeta Shqip
