E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH publikon rezultatet e testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Tiranë- Pak ditë pas zhvillimit të testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, pjesë e Maturës Shtetërore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë sot publike rezultatet e provimit të shumë diskutuar.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit në linkut http://mash.gov.al/faqe.php?id1=1&id2=6&id3=15, maturantët do të mund të mësojnë pikët që kanë marrë në testin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.

MASH shpjegon se rezultatet janë hedhur në bazë të numrit të identitet të maturantit, notës së përshkallëzuar e cila është përkthyer në notën përfundimtare.

Pas provimit shumë maturantë pretenduan se kishin pyetje jashtë programit orientus teska vetë ministria tha se të gjitha pyetjet ishin pjesë e programit që maturantëve u është ndarë për tu përgatitur.

Ndërkohë që mësohet se në rezultatet e testit të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe shumë maturantë kanë shfaqur shumë mangësi në përdorimin e Gjuhës Shqiqe çka ka shqetësuar korigjuesit për nivelin e përgatitjes së tyre.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›