E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Akciza e larte, do rregulloje tregun

Kuvendi ne seancen plenare te dites se djeshme, diskutoi edhe mbi disa ndryshime ne projektligjin "Per akcizat". Ministri i Financave, Ridvan Bode, paraqiti perpara deputeteve ndryshimet kryesore ne kete projektligj. Sipas tij, ndryshon niveli i akcizes per prodhuesit vendas e te huaj te veres, duke mbeshtetur prodhimin vendas. Keshtu ndryshohet niveli i akcizes per importin e vererave te gazuara, shampanjes dhe mushtit te rrushit. Aktualisht ky nivel eshte 20 leke/litri per sasite e prodhimit me te vogla se 1000 hektolitra dhe 35 leke/litri per sasite mbi kete nivel. Projektligji propozon qe kufiri i tatueshem te rritet nga 1000 hektolitra ne 10 mije hektolitra. Ky ndryshim synon rritjen e konkurrueshmerise se lire dhe mbrojtjen e prodhimit vendas. Po keshtu, ne baze te projektligjit ndryshon niveli i akcizes per gazoilin. Aktualisht ky nivel eshte 75 per qind, por jo me shume se 37 leke/litri dhe jo me pak se 27 leke/litri. Propozohet te ndryshohet kufiri i poshtem nga 17 leke/litri, ne 27 leke/litri. Sipas ministrit Bode, ky ndryshim vjen si pasoje e rregullimit te tregut te karburanteve, sepse deri tani kompania "ARMO" ka shitur me cmime me te ulura gazoilin. Po keshtu, shtohet nje produkt i ri ne listen e mallrave te akcizueshme, qe jane llambat inkandeshente. Niveli i akcizes per to propozohet qe te aplikohet tarife doganore ne masen 10 per qind.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›