Fishekzjarret, importi arrin ne 1.6 milione euro
Rritet zhdoganimi per fishekzjarret. Ministria e Mbrojtjes deklaron se kompanite importuese jane te kontrolluara
Dorina Azo
Qielli ne festat e fundvitit duket se edhe kete vit do te ndizet nga fishekzjarret. Sasia e madhe e fishekzjarreve qe ka hyre ne dogana, iu ka kushtuar importuesve shqiptare 1.6 milione euro, ose rreth 2 miliarde leke. Llogaritjet vijne sipas shifrave te zhdoganimit te fishekzjarreve qe jep administrata doganore, ku keto artikuj blihen nga importuesit me vlera te larta. Sipas burimeve zyrtare te administrates doganore, llogaritet qe deri tani te kene hyre ne vendin tone mbi 400 tone fishekzjarre. Pjesa me e madhe e fishekzjarreve vijne nga Kina. Po ashtu, kete vit ne vendin tone ka hyre 1 ton fishekzjarre dhe nga Kosova, kurse pjesa tjeter importohet nga Italia. Duke iu referuar cmimit te referencave per fishekzjarret, dogana shqiptare i llogarit ato me 4000 mije euro per ton per fishekzjarret qe vijne nga Kina. Gjate kesaj periudhe, sasia e zhdoganimit te fishekzjarreve po vjen gjithnje e ne rritje, cka do te thote qe edhe shpenzimet per blerjen e tyre jane te larta. Shifrat e larta te zhdoganimit te fishekzjarreve po u kushtojne shtrenjte grosisteve shqiptare, vlera keto perafersisht te barabarta me ato shuma qe i duhen shtetit shqiptar per te kryer nje investim, si ai i ndertimit te linjes hekurudhore Lin-Maqedoni, ku fitimet e administrates doganore jane mjaft te larta per kete produkt. Edhe pse fishekzjarret jane te kushtueshem, administrata doganore nenvizon se ato vazhdojne te shenojne nje fluks te larte. Nderkaq, zhdoganimi i fishekzjarreve vitin e kaluar arrinte ne 784 tone. Perdorimi i tyre brenda nje nate, tregon me se miri qe shqiptaret rrezikun duan ta paguajne.
Karabina: Kompanite jane kontrolluar
Perdorimi i fishekzjarreve kete vit duket se ka nisur me heret se vitin e kaluar, ku ne rruge nuk mungon hedhja e shashkave plasese. Keto artikuj te cilesuar sezonale per nga perdorimi i tyre, paraqesin rrezikshmeri vetem per ata qe nuk dine t'i perdorin. Sipas Ministrise Mbrojtjes, sasia e fishekzjarreve qe do te hidhen naten e Vitit te Ri, te cilat jane kthyer ne nje pjese e pandare e atmosferes festive, nuk paraqesin asnje rrezikshmeri. Zevendesministri i Ministrise se Mbrojtjes, Petrit Karabina, ne nje prononcim per gazeten "Korrieri" eshte shprehur se tregu eshte i mbrojtur nga fishekzjarret apo lendet e tjera me karakter plases". Ne perputhje me ligjin per hyrjen e sasive te fishekzjarreve ne vend, jane marre te gjitha masat preventivuese, ne menyre qe te respektohen me rigorozitet te gjitha kerkesat per importuesit e ketyre mallrave qe kane natyre te rrezikshme. Pra, ne perputhje me ligjin, nga Ministria e Mbrojtjes jane percaktuar kriteret e atyre kompanive te cilat importojne fishekzjarret", shprehet Karabina, duke nenvizuar se perdorimi i tyre nuk paraqet rrezikshmeri ne vend. Duke qene se Ministria e Mbrojtjes shprehet e sigurt per "rreptesine" e kontrollit te kompanive, te cilat do te hedhin ne treg fishekzjarret, u mbetet forcave policore te mbikeqyrin me te njejtin seriozitet perdoruesit e ketyre produkteve.
Fishekzjarret me te shtrenjte kushtojne 6 mije leke.
Tregtaret me pakice duket se edhe kete vit do te kene nje marzh te larte fitimi nga shitjet e 400 tone fishekzjarreve qe jane hedhur ne treg. Nuk eshte e nevojshme qe t'i drejtohesh administrates doganore per te kuptuar sasine e madhe te tyre, por edhe duke bere nje vezhgim neper pikat e tregtimit me pakice dhe shumice, e kupton sasine e zhdoganimit te tyre. Pervec larmise, edhe cmimet e fishekzjarreve kete vit jane nga me te ndryshmit. Sipas nje vezhgimi qe iu eshte bere cmimeve te fishekzjarreve ne nje nga tregjet e vendin, konstatohet se cmimet e fishekzjarreve variojne nga 100 leke copa, deri ne shifrat rekord, 5000 apo dhe 6000 leke. Te tjere jane fishekzjarret qe jane ne cift qe tregtohen 700 leke, ose te ndare dhe shiten 400 leke, te cilet kane me teper hedhje se ata te permendur me siper. Tregtaret pohojne se vleresimi per cmimin e shitjes eshte bere ne baze te potencialitetit te hedhjeve dhe cilesise qe shtrihet ne intensitetin e shkelqimit dhe dritave.