Bode-Ballës: Ke ardhur të bësh rolin e Shvejkut, fshihesh pas imunitetit
04/03/2011 Topalli përjashton Taulant Ballën për thyerje të Rregullores
Deputeti socialist Taulant Balla u përjashtua dje nga Kuvendi i Shqipërisë për tri javë nga veprimtaria parlamentare, në seanca dhe në punimet e komisioneve. Shkak i kësaj vendimmarrjeje u bënë akuzat e tij të ashpra ndaj Kryeministrit Berisha, ministrit të Brendshëm Basha, Kryetares së Parlamentit Topalli, ish-zëvendëskryeministrit Meta, ministrit të Financave Bode, të gjithë këta sipas Ballës të përfshirë në pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurive.
Seanca
Seanca e djeshme plenare u shoqërua me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, ku akuzat dhe kundërakuzat mes palëve për afera korruptive dhe vrasje ishin tema kryesore e debatit. Diskutimi për projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave, ku ministri i Financave Ridvan Bode, në një rezyme që i bëri projektligjit, i ftoi kolegët e tij që ta votojnë këtë projektligj, shkaktoi ilaritet në sallë. Por në fjalën e tij deputeti Balla lëshoi akuza mbi qeverinë se, sipas tij, ajo është kthyer në një lavanteri të pastrimit të parave. Më tej, Balla theksoi se pastrimi i parave ka përfshirë dhe politikanë të tjerë si Lulzim Bashën dhe Ilir Metën. “Lulzim Xhelat Basha, i padënuar, por në fakt i kërkuar nga drejtësia, qoftë për një vjedhje, qoftë për vrasje, plot 200 milionë euro u ka vjedhur shqiptarëve ai me një dorë”. Ndaj tij ishte i ashpër reagimi i ministrit të Financave Ridvan Bode. “Mos e zër më emrin tim në gojë për kasa fiskale e koncesione, sepse ti je ai që fshihesh pas imunitetit. Por ke ardhur këtu në rolin e Shvejkut, që të akuzosh njerëz të ndershëm. Unë jam pa imunitet dhe jam i gatshëm, i hapur të hetohem. Ju fshiheni”, tha Bode.
Përjashtimi i Ballës
Taulant Balla kërkoi të vijonte me akuzat e tij, por Kryeparlamentarja Jozefina Topalli i ndërhyri duke i kujtuar se minutazhi i tij kishte përfunduar. Kaq ka mjaftuar që dhe mbi Topallin të lëshohej një rrebesh akuzash nga Balla, i cili reagoi me fjalët: “Fole ti, moj hajdute dietash!”. Ndërkaq, Topalli i kujtoi se fjalimi ishte me fyerje dhe në bazë të Rregullores së Kuvendit, ai do penalizohet. Më pas, Kryetarja e seancës, Topalli, deklaroi se “Taulant Balla përjashtohet nga Kuvendi dhe Byroja parlamentare do të përcaktojë afatin e përjashtimit të tij.” Gjithashtu, ajo i kujtoi Ballës se për të gjitha akuzat që ai bëri dje në Kuvend mund dhe të përballet në gjykatë. Rregullorja e re parashikon që Balla përjashtohet për 3 javë nga punimet e Kuvendit.
Ligjet e miratuara dje në Kuvend
Mazhoranca voton, ndërsa opozita zapton foltoren
Mes tensionit u votuan dje nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë 11 projektligje, në një kohë kur deputetët socialistë protestonin pranë foltores së Kuvendit, e cila ishte nxirë nga deputetët dhe punonjësit e Gardës. Pavarësisht prezencës së tyre në foltoren e Kuvendit, deputetët e mazhorancës miratuan projektligjet e përfshira në rendin e ditës: projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së NATO-s për mirëmbajtjen dhe furnizimin (NAMSA) për demontimin e municioneve”, projektligji “Për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Evropës, për zyrën e Këshillit të Evropës në Tiranë dhe statusin e saj ligjor”, projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9126, datë 29.7.2003, Për përdorimin civil të lëndëve plasëse në Republikën e Shqipërisë”, projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9668, datë 18.12.2006 Për emigrimin e shtetasve shqiptarë për motive punësimi”, projektligji “Për plehrat e përdorimit bujqësor”, si dhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.
Akuzat e Ballës
“Mjafton ti hedhësh një sy deklaratave për para të pista të Kryeministrit. Ajo që Berisha thotë është se qeveria e shqiptarëve i ngjan një bande jo se ka fituar vota, por u ka vjedhur vota për të qeverisur. Ky është një sundim që vjedh dhe grabit. Berisha ka firmosur këtë ligj, këtu kam deklaratën e pasurisë të Berishës dhe është e lehtë të kuptosh se si pastrohen paratë në këtë vend. Djali i Berishës thotë se ka fitim neto në aktivitetin privat 200 mijë euro, por nuk thotë as kompaninë, as objektin e pasurinë, por si ndërmjetës ka fituar 200 mijë euro. Por unë pyes: A janë këto para të pastra apo të pista? Më thoni se kush sekser fiton 200 mijë euro?”, tha Taulant Balla.
Kuvendi me Rregulloren e re
Seanca parlamentare ka nisur me ndryshimet më të fundit në Rregullore, ku një javë më parë u vendos që 60-minutëshi i debatit të lirë të mbahet në fund të seancës. Ndërkohë, në diskutimet jashtë kalendarit të punimeve, të miratuar dy ditë më parë nga Konferenca e Kryetarëve,diskutimet e lira jashtë rendit të ditës janë përcaktuar si pika e fundit e seancës. Kalendari gjithashtu parashikon të detajojë procedurën e shqyrtimit të p/ligjeve, duke filluar nga përcaktimi i relatorëve, të drejtën e ministrave për të folur në çdo moment, si dhe qëndrimin që duhet të shprehin kryetarët e grupeve parlamentare.