Balla përjashtohet me 21 ditë nga punimet e Kuvendit

Byroja e Kuvendit nën drejtimin e Kryeparlamentares Jozefina Topallli ka marrë vendimin për përjashtimin nga punimet e Parlamentit të deputetit socialist Taulant Balla.
Byroja e Kuvendit shqyrtoi propozimin e një grupi deputetësh për marrjen e masës disiplinore për deputetin Taulant Balla me përjashtimin e tij për 21 ditë nga punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe komisione.
Kërkesa u mbështet në nenet 63, 64 dhe 65 të Rregullores së Kuvendit. E njëjta masë disiplinore u kërkua edhe për deputetët Erion Braçe dhe Saimir Tahiri.
Byroja e Kuvendit miratoi propozimin e deputetëve për përjashtimin e deputetit Taulant Balla për 21 ditë nga punimet e seancave plenare dhe komisioneve të përhershme parlamentare dhe fali deputetët Erion Braçe dhe Saimir Tahiri.