Zhvishen pallatet në Plazh, u grabiten matësit e ujit
04/03/2011 Banorët të shqetësuar, aktet kryesisht natën në godinat pa portë hyrëse
Disa pallate në Plazhin e Durrësit janë bërë “viktimë” e grupeve të hajdutëve, të cilët kanë zhveshur mbarë kasetat e vendosjes së matësve të ujit, duke i lënë apartamentet pa matës. Rastet kanë filluar tek-tuk si në këtë lagje edhe në pallatet e lagjeve në qendër e periferi të qytetit, ndërsa shqetësimi qytetar ka ardhur gjithnjë dhe duke u bërë më i dukshëm.
Grabitja
Në të gjitha rastet kur pallatet kanë qenë pa portë dhe derë tek shkallët matësit janë çmontuar një nga një dhe sipas qytetarëve të dëmtuar ka shumë të mundur që personat të jenë të organizuar në kryerjen e këtyre vjedhjeve. Veprime të tilla janë kryer në orët e mbrëmjes dhe herët në mëngjes në një kohë që në linjë nuk kanë pasur orar të furnizimit me ujë të pijshëm. Pranë sektorit “Iliria” fenomeni ka prekur disa pallate që kanë matësit të vendosur në shkallë e në kate. Kutitë e matësve të ujit janë prej fibre dhe për hajdutët e matësve të ujit nuk ka qenë e vështirë të kryhej vjedhja. Banorët pasi kanë parë se çfarë ka ndodhur në shtëpitë e tyre kanë marrë informacion edhe për komshinjtë e më pas kanë denoncuar rastin fillimisht tek shoqëria e ujësjellës-kanalizimeve. Nuk dihet se sa është numri i matësve të vjedhur, por fakti se është bërë në një shqetësim jo të vogël dëshmon se hajdutët e organizuar janë bërë problem. Plazhi mbetet zona më e prekur nga veprime të tilla vjedhjeje ngase në një pjesë të konsideruar të apartamenteve nuk ka banorë në këtë periudhë të vitit. Kjo është shfrytëzuar shumë nga hajdutët, të cilët kanë njohje të mjaftueshme, të cilat garantojnë ata për të nxjerrë përfitime nga ky lloj biznesi. Matësit e ujit çmontohen lehtë në të dy anët në rastet kur ata janë të kapur me tub plastik me vjaska dhe gomina. Në rastet e tjera çmontime bëhet me çelës universal, ndërsa tregtimi i tyre për skrap është shumë më i vogël sesa çmimi që kushton blerja e një matësi të tillë uji. Përgjithësisht këto materiale e pajisje të vjedhura shiten në pikat e skrapit, grumbulluesit e të cilave u japin vetëm 200-300 lekë për copë përkundrejt 4000 lekë që kushton blerja e tij pa llogaritur në këtë rast edhe detyrimin për montim. Banorët që kanë ngritur shqetësimin nuk kanë marrë ndonjë përgjigje se si do u shkojë çështja më pas, por ata janë gjithashtu të bindur se do t’u duhet të blejnë aparatura të reja. Zhveshja e pallateve është fenomen i njohur. Pas ndërtimit dhe shpërndarjes së apartamenteve këto objekte akomodimi janë “survejuar” nga hajdutët. Dëmtimi i citofonëve, këputja e kabullit të televizioneve kabllore, dëmtimi i linjave të telefonit dhe rrjetit të brendshëm të linjave elektrike apo heqja e poçave dhe llambave vërehet thuajse gjithandej. Përgjithësisht janë minorenë dhe adoleshentë, të cilët organizohen në veprime të tilla vjedhjeje. Por në jo pak raste ka edhe element që njihen si të skeduar për konsumim droge, alkoolist dhe të dënuar më parë për vjedhje e vepra të tjera. Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve sh.a në Durrës nuk ka marrë përsipër vendosjen e matësve të rinj, të cilët duhet të paguhen së bashku me instalimin e ri.