Mangësitë në përgatitjen e infermierëve
04/03/2011 MASH duhet të rivlerësojë programet e formimit, duke i standardizuar për të gjitha fakultetet e infermierisë
Punësimi me konkurrim të hapur, pas kryerjes së testimit të plotë etiko-profesional
Infermierja është produkt i mjekëve, por ata shpesh e shajnë produktin e tyre.
Ky është shqetësimi i radhës i ngritur prej Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë, i cili ka kërkuar marrjen e masave për ndryshimin e programeve përgatitore për këtë kategori punonjësish. Sipas kreut të këtij institucioni, problemet dhe mangësitë e shfaqura tek kjo kategori janë të shumta, për shkak të moskryerjes së studimeve të mirëfillta në këtë drejtim. Për këtë është kërkuar hartimi i kurrikulave të posaçme që të kenë në thelb përgatitjen me bazë infermierore, duke shmangur kështu përdorimin e teksteve të cunguara të përgatitur nga mjekët. Përveç kësaj është kërkuar, që për të shmangur gabimet që mund të kenë pasoja fatale në ushtrimin e këtij profesioni, të bëhet më shumë kujdes me punësimin e tyre. Kundrejt kësaj problematike kërkohet që më parë këta punonjës të testohen, duke konkurruar për marrjen e vendit të punës. “Infermieria ka qenë dhe ka mbetur peng i mentalitetit të mjekëve dhe produkt i punës së dobët të tyre, sepse ishin mjekët ata që drejtojnë shkollat mjekësore dhe kurset mjekësore që mësuan dhe përgatitën këta infermierë dhe tani shajnë produktin e tyre. Janë mjekë ata që sot në të gjitha fakultetet publike dhe private drejtojnë e përgatisin infermierë në atë cilësi që ata e dinë mirë”, ka deklaruar kreu i këtij urdhri. Ndaj është e domosdoshme që të rivlerësohen programet e formimit dhe të standardizohen ato për të gjitha fakultetet e infermierisë, duke marrë eksperiencat më të mira ndërkombëtare në formimin infermieror, dhe kjo i takon Ministrisë së Arsimit. Skënderi ka kërkuar që të mos abuzohet me liberalizimin e arsimit të lartë për të nxjerrë infermierë pa fund, duke abuzuar me cilësinë e tyre, që nesër të ndihemi keq dhe të themi: “Infermierët i kemi të dobët”, dhe të bëhen pjesë e gabimeve dhe e fajeve të rënda deri në krim nga paaftësia. Gjithashtu shfaqet e nevojshme që të krijohen më tepër mundësi për edukimin e vazhdueshëm profesional të tyre. “Të ndëshkojmë mendimin se duhet një diplomë, pavarësisht sa dimë për këtë profesion dhe mësojmë duke punuar, por gabimet në punë mund të jenë fatale dhe kriminale, prandaj duhet gjykuar mirë ky problem. Për këtë një risi e mirë është ligji për profesionet e rregulluara, që i kalon të gjithë në një sitë për aftësimin e tyre profesional, por informimi për të dhe masat për zbatimin e tij na duken të pakta dhe të vonuara.” Përveç rregullimit të programeve të formimit bazë, duhet bërë më shumë edhe për formimin profesional të vazhduar, specializimet dhe kualifikimet që kjo kategori duhet të ndjekë. Ky personel përbën rreth 75 për qind të punonjësve të shëndetësisë, e për rrjedhojë ofrojnë më shumë kujdes.