Bode: Bankat, asnjë euro nuk ka dalë nga Shqipëria
TIRANE-Në intervistën e mbrëmshme dhënë për “5 pyetjet nga Babaramo” në “News 24”, ministri i Financave, Ridvan Bode analizoi situatën e krijuar pas zhvillimeve të reja të krizës në Eurozonë dhe sfidat me të cilat duhet të përballet shqipëria në këtë situatë të re ekonomike. Ministri u zgjat edhe mbi probleme kycce të ekonomisë shqiptare, si pesha e krizës aktuale energjitike në buxhetin e shtetit, rritjen e ekonmisë për vitin e ardhshëm, etj.
Kriza evropiane e ka prekur fundin apo ende jo? A shihet dritë në fund të tunelit?
Ekonomia evropiane qe më pak aktive para krizës, gjë që e bënte më vulnerabël ndaj saj. Evropa është përballur kryesisht me stërgjatjen e masave dhe vonesë në ndërhyrje. Prandaj po bëhemi dëshmitarë të një grafiku ekonomik jo me një ulje e me një ngritje, por me disa luhatje të forta. Sa për të ardhmen e euros, e zënë në gojë së fundi në USA, besoj se i takon BE-së të marrë masa kaq të rëndësishme. Unë vetë nuk besoj se vendet që u bënë partizane të krijimit të Evropës së Bashkuar do lejojnë rënien e euros. Qeveria shqiptare në këtë mundësi të rënies së euros, ashtu si dhe qeveritë e tjera periferike me zonën euro, duhet të jenë shumë të kujdesshme në marrjen e masave për një eventualitet të tillë. Për të mënjanuar ndonjë impakt të rëndë ose goditje fatale.
A është likuid thesari i shtetit shqiptar?
Rezervat tona valutore janë rreth 2 miliard euro. Kjo rezervë mjafton për të mbuluar eksportet për një periudhë pesë mujore, që është brenda çdo lloj parametri botëror.
Keni parashikuar një rritje 4.3%. ku do i gjeni resurset, duke parë se tashmë do shpenzojmë të ardhura të konsiderueshme për blerje energjie, kur deri tani kemi fituar prej shitjes së saj.
Ne do sigurojmë që biznesi dhe konsumatori të mos e ndjejnë peshën e mungesës së energjisë. Situata është rajonale, thatësira ka krijuar problem të njëjtë në vendet e rajonit. Kjo ka shkaktuar rritjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Do të rriten kostot, por do përballohen nga buxheti.
Parashikoni një rritje të madhe të të ardhurave buxhetore, gjë që bie ndesh me parashikimet për rritjen ekonomike.
Është një rritje brenda projeksioneve tona. Nuk mund të bëhen llogaritë në zëra globale, por lidhur me taksat. Deri tani kemi pasur prurje të rastësishme buxhetore, ndërsa sot kemi llogaritur më me saktësi të ardhurat nga taksat. Mund të mos kemi rritje të fortë ekonomike, por të ndodhë e kundërta me të ardhurat buxhetore, pasi ka sektorë të ekonomisë që kontribuojnë me taksa pavarësisht mënyrës si reagon ekonomia në tërësi.
Keni ulur taksat, por cili ka qenë impakti. Një grup njerëzish janë pasuruar, ndërkohë që varfëria është shtuar.
Niveli i taksave të larta nuk qe i aftë të tërhiqte investitorë. E kundërta sa ndodhi në çastin kur aplikuam taksa të ulëta. Falë këtij sistemi përjetuam në vitin 2008 një rritje ekonomike prej 8%, në një çast kur Evropa hyri në krizë. Kjo na garantoi mbrojtje nga kriza më pas duke bërë që tani të kemi vërtetë ngadalësim të rritjes, por gjithsesi pa kaluar në recesion. Sot kemi vitalitet ekonomik pikërisht prej kësaj arsyeje. Besoj se e kemi marrë shpërblimin për politikën e taksës së ulët. Greqia për shembull ka taksa tre herë më të larta se ne dhe shikojeni ku gjendet.
Aktualisht ka arritur në 18.3% niveli i kredive të këqija në sistemin bankar. Mendoni se është kuotë e rrezikshme?
Nuk është e rrezikshme shifra në vetvete dhe ç’është më e rëndësishmja, nuk janë rrezikuar depozitat e njerëzve. Do të thotë se bankat kanë probleme me kreditë e veta dhe se biznesi do ketë probleme me kreditë që ka marrë. Sistemi bankar rezulton në gjendje të shëndetshme në të gjitha shqyrtimet e bëra nga entet ndërkombëtare.
Si e shihni ekspozimin e sistemit tonë bankar ndaj bankave mëmë?
Nuk ka dalë asnjë euro nga Shqipëria. Për çdo 1 euro që mund të nxirret jashtë, degët janë të detyruara të lënë garanci në sistemin shqiptar 1.5 euro. Para vitit 2008, kishim para të huaja shtesë të dërguara në degët shqiptare nga bankat mëmë në emër të ritmit të lartë të investimeve në vend. Këto më pas u kthyen në vendet e origjinës në bazë të rregulloreve të sistemeve bankare të vendeve në fjalë dhe u mbajtën këtu vetëm kapitalet e tregut shqiptar. Sot në Shqipëri gjenden kapitalet konform rregullave të përcaktuara nga Bankave e Shqipërisë. Pastaj duhet të kuptojmë se sistemi bankar realisht është me fitim. Këto fitime nuk rezultojnë për momentin vetëm ngaqë bankat janë detyruar që çdo kredi me probleme ta mbulojnë me kapitalet e veta, duke bërë që të ngrijnë një sasi të konsiderueshme parash. Në çastin që subjektet i shlyejnë këto kredi, bankat çlirojnë kapitalet e ngurtësuara dhe gjendja ndryshon rrënjësisht. Janë provigjonet ato që e ulin fitimin. Ajo që dua të theksoj është se nuk mund të kalohen kapitale në vendet e origjinës.
Si e shihni vitin e ardhshëm?
Do të jetë një vit problematik me risqe të shtuara. I pari dhe kryesori vjen nga zona euro. Duhet të dini se eurozona mendoi se në vitin 2011 kriza do kish kaluar, por ra në një gropë të dytë dhe aktualisht kemi të bëjmë me një përkeqësim të zonës euro. Sfidat për ekonomitë si Shqipëria janë shumë të mëdha për t’iu kthyer ritmeve të rritjes ekonomike. Ka edhe risqe në drejtime të tjera, por do t’i konsideroja sekondarë krahasuar me ata që vijnë nga eurozona.
(News24BalkanWeb)