E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjegulla në Kalimash, karambolohen 40 makina

KALIMASH- Rreth 20 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në autostradën Rrëshen-Kalimash, në një aksident të shkaktuar nga mjegulla e dendur.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Kolsh në një kthese që lidh rrugën e vjetër me autostradën.

Sipas policisë, si pasojë e mjergullës së dendur dhe shtresës së akullit në rrugë rreth 40 mjete janë përplasur mes tyre, ndërkohë që nuk raportohet për viktima.

Aktualisht në spitalin e Kukësit ndodhen të plagosur vetëm një grua dhe një fëmijë, të cilët sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia konfirmon se ka vetëm persona të plagosur lehtë dhe se mjergulla sjell vështirësi në zbardhjen e ngjarjes.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›