Serbët betonizojnë barrikadën në Zveçan
ZVEÇAN- Barrikada në vendin Kërshi i Dudit në komunën e Zveçanit, të cilën para disa netësh KFOR u përpoq ta heqë, është përforcuar dhe betonuar.
Barrikada e lartë 2.5 metra është betonuar mbrëmë, ndërkhoë që është përforcuar me tel gjembor, të cilin e kishte përdorur KFOR-i gjatë përpjekjes për ta hequr, njofton Blic.
Me këtë betonim është bërë i pamundur udhëtimi nga Zveçani deri në jug të Mitrovicës. Ndërkohë, mediat kosovare bëjnë me dije se serbët vijojnë të ruajnë barrikadat sidomos gjatë orëve të natës.
Situata në veri të Mitrovicës është tensionuar mbrëmjen e 28 nëntorit pas përleshjes mes serbëve dhe trupave paqëruajtëse të KFOR, ku si pasojë rreth 25 nga këto të fundit mbetën të plagosur.
(el.me/BalkanWeb)