Vasili: Berisha po kerkon te shpetoje paktin me Edi Ramen, jane justifikime
Levizja Socialiste per Integrim parashtroi zgjidhjet se si Kodi Zgjedhor mund te riparohet, per te garantuar zgjedhje te lira e te ndershme e t'i jepet fund greves se urise. Sekretari i Pergjithshem i LSI, Petrit Vasili tha dje se dy jane zgjidhjet per te korrigjuar perberjen e komisioneve zgjedhore, ne menyre qe te gjitha forcat politike te jene te perfshira. "Zgjidhjet ne parim jane dy dhe shume te qarta. Ose komisionet e administrimit te votes, do te jene ne te gjitha nivelet teknike, ose ato do te jene gjitheperfshirese, se paku ne nivel parlamentar dhe LSI eshte e hapur per te dyja keto opsione", beri te ditur Vasili. Ai hodhi poshte dhe pretendimin se numri i larte i komisionereve rrit shpenzimet, pasi ato mund te paguhen me vullnetare nga partite politike. Ne kete kuader, ai hodhi poshte deklaraten e kryeministrit Sali Berisha dy dite me pare, se e ka te pamundur te zgjidhe krizen. "Gjithcka qe Berisha ka deklaruar, jane thjesht justifikime per te shpetuar marreveshjen me Ramen, e cila ka te beje jo vetem me zgjedhjet, por edhe me Gerdecin, me ndryshimin e Kushtetutes dhe me mjaft afera te tjera", akuzoi Vasili. Ai i beri thirrje kryeministrit, te mos provokoje me sepse pergjegjesia dhe pasojat, qe bien mbi te jane shume te medha. "Berisha nuk mund te zgjedhe si pretekst per prishjen e standardeve te zgjedhjeve respektimin e interesave te ngushta te PS, meqe ajo eshte forca me e madhe e opozites, sipas zgjedhjeve te Megadushkut te 2005, pasi ketu nuk behet fjala per marreveshje PD- PS, por per nje marreveshje te pergjithshme per nje start te barabarte, ne zgjedhje per te gjithe forcat politike", vijoi Vasili.