Greva, Ymer Tola ne spital me hepatit viral
Rendohet shendeti i deputeteve greviste. Mbreme vone, deputeti i PDK, Ymer Tola eshte derguar me urgjence ne spital, pasi analizat i kane dale me hepatit viral. Ne oret e vona te mbremjes se djeshme, deputetet kishin luhatje te shumta tensioni dhe ekipi i mjekeve rinte ne gatishmeri ne rast perkeqesimi te situates. Nje prej tyre, Petro Koci tha per gazeten se, situata eshte renduar, por te pakten ata u mesuan me nje gjendje te tille pa ngrene. "Nuk kemi rrugezgjidhje tjeter, do te vijojme, nuk dalim qe ketej dhe pse situata eshte e keqe dhe me e rende. Tani duket se u pershtatem me kete gjendje", tha Koci. Qendrimi i tij u mbeshtet dhe nga kreu i LSI-se Ilir Meta, i cili theksoi se nuk ka terheqje pa u garantuar vota e lire per shqiptaret. Pasditen e djeshme, grevistet u vizituan nga koleget e tyre. I pari ishte Sabit Brokaj, i cili konfirmoi si ne profesionin e mjekut, gjendjen e tyre te rende, duke vecuar Frrok Gjinin si me problematikun. "Mosperfillja e kesaj greve po merr karakter kriminal dhe zbehet aspekti politik e ngrihet ai njerezor. Kercenohet jeta e deputeteve dhe ne kete pike ata qe nuk realizojne zgjidhjen mbajne pergjegjesi", tha Brokaj. Po keshtu, deputetet greviste u vizituan dje dhe nga deputetet Spartak Ngjela dhe Tritan Shehu, te cilet pane gjendjen e tyre ne kete forme proteste qe kane zgjedhur te bejne per voten e lire. I pranishem ne mbremjen e djeshme ka qene dhe deputeti Dritan Prifti, qe njekohesisht eshte edhe zedhenesi i greves.