“Grevistet, njerez pa respekt ndaj votes se lire"
Ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj akuzoi dje 10 deputetet greviste se po perdorin mjete nga me te ndryshmet per hir te interesave personale. Duke marre fjalen ne Forumin per Demokraci dhe Etike, Alibeaj komentoi ashper qendrimin e deputeteve, qe sipas tij deri me sot nuk kane treguar asnje respekt ndaj votes se lire. "Grevat e urise jane nje mjet i moralshem, por jo kur ata behen nga njerez qe nuk kane treguar asnjehere respekt ndaj votes se lire", tha Alibeaj duke shprehur hapur qendrimin politik kunder greves se 10 deputeteve. Sipas tij, duke ju referuar greves qe po behet, e drejta per te zgjedhur, nuk eshte nje argument i qytetareve, por i disave qe rastesia i ka bere qe te jene perfaqesues. "Por ata duken se perfaqesojne interesa te vogla meskine", u shpreh ministri. Kreu i drejtesise, tha se ne kete rast kemi te bejme me nje keqkuptim te madh, pasi besohet se zgjedhjet fitohen diten e zgjedhjeve. "E verteta eshte se zgjedhjet fitohen duke punuar qe diten e pare pas zgjedhjeve deri ne diten e heshtjes zgjedhore," u shpreh Alibeaj, duke shtuar se kjo u duhet mesuar personave qe perdorin mjete nga me te ndryshmet per hir te interesave personale. Alibeaj shfaqi hapur qendrimin kunder zgjedhjes, qe deputetet kane bere per te hyre ne greve urie per Kodin e ri Zgjedhor. Ministri nuk preferoi te hyje ne detaje mbi dispozitat e reja qe ka miratuar Komisioni i Posacem i Reformes Zgjedhore, por tha me bindje se ajo cka interpretojne te ngujuarit eshte nje keqkuptim. I pranishem ne kete Forum ishte dhe deputeti socialist, Marko Bello. Por gjate gjithe qendrimit e diskutimit te tij, ai iu shmang dhenies se nje opinioni ne lidhje me greven e deputeteve te LSI e PDK per voten e lire dhe te shenjte. Bello u perqendrua ne diskutimin e tij tek media dhe liria e saj. Ne qendrimet e bera publike deri me sot, nga kampet e dy forcave te medha politike, vihet re mospajtimi i tyre me formen e protestes se deputeteve, qe zgjodhen te hyjne ne greve. Dy forcat e medha PD-PS, duke mos u pajtua me keto forma proteste, nuk kane dhene deri me sot as edhe nje mundesi zgjidhjeje per te nxjerre deputetet nga ngujimi. Perkundrazi, dy dite me pare, miratuan me konsensus te plote, Kodin e ri Zgjedhor, per te cilin deputetet hyne ne greve me pretendimin se ai cenon vote e lire, duke e monopolizuar tek PD-PS. Rozeta Rapushi