E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ligjeve shtyn pr/ligjin per bankat PS sjell sot propozimet

Propozimet qe priten te dorezohen sot nga ana e socialisteve per ligjet me 3/5 u bene shkak i shtyrjes ne nje tjeter mbledhje ne diskutimin e projektligjit per bankat nga Komisioni i Ligjeve. Vendimi erdhi sot ne mbledhjen e Komisionit Parlamentar te Ligjeve pas propozimit te bere nga deputetet e opozites te cilet kerkuan shtyrjen e ketij diskutimi me argumentimin se i duhej kohe ne shqyrtimin e tij. Sipas deputeteve te PS-se drafti ne fjale do te shqyrtohet nga grupi parlamentar socialist e me tej do te jene gati per diskutimin ne mbledhjen e Komisionit. Socialistet thane se kjo te behet pasi te dorezohen propozimet per ligjet qe kerkojne 3/5 ne Kuvend. Nderkaq Komisioni i Ligjeve e pranoi kerkesen e PS dhe vendosi qe te shtyje diskutimin e pr/ligjit per bankat ne nje tjeter mbledhje. Pritet qe sot ne emer te Partise Socialiste Fatmir Xhafaj te coje ne komisionin e ligjeve edhe axhenden me ligjet qe kerkojne 3/5. Ndersa nje dite me pare kreu i PS-se Edi Rama theksoi se opozita do ti dorezoje nje axhende te specifikuar pune komisionit me ligjet qe kerkojne 3/5 kur do te jene nje rend ceshtjesh e afatesh duke dhene edhe me shume detaje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›