E Diel, 1 Nëntor 2026

“PD ka ende shumë për të bërë, kjo do të realizohet gjatë katër viteve të ardhshme të mandatit të ri”

13-04-2013 / Gazeta 55

Jozefina Topalli, Kryetarja e Kuvendit


Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e vuri theksin në arritjet e kësaj qeverie për përmirësimin e kushteve të jetesës në fshat. Sipas Topallit, “me punën që qeveria Berisha ka bërë në këto tetë vjet, jo vetëm që e ka nxjerrë fshatin nga izolimi, por nëpërmjet shërbimit të interneti falas në të gjitha pikat e postës shqiptare e ka lidhur atë me botën”. Zhvillimi i fshatit sipas Topalli është zhvillimi i Shqipërisë dhe se PD ka punuar fort gjatë këtyre viteve, por ka dhe shumë për të bërë. “PD ka punuar fort gjatë këtyre viteve, por ka dhe shumë për të bërë dhe kjo do të realizohet gjatë katër viteve të ardhshme. Ne duam t’i trajtojmë njësoj të gjithë qytetarët e këtij vendi, pavarësisht se ku banojnë. Ne e dimë se çfarë duhet bërë tjetër dhe ne do ta bëjmë këtë gjatë 4 viteve të fundit. Zhvillimi i fshatit është zhvillimi i Shqipërisë, në jemi ndryshimi përpara, përpara, përpara”, u shpreh më tej Kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›