Bode: Do ulim borxhin publik me 3.1 për qind
Shkurtimet buxhetore synojnë stabilizimit e parametrave makroekonomikë të vendit. Në prezantimin e buxhetit të shkurtuar në komisionin parlamentar të ekonomisë ministri i Financave Ritvan Bode tha se me ndërhyrjet e bëra deficiti buxhetor ulet shumë më tepër se ishte planifikuar.
"Deficit vjetor zbret në nivel 3.1 për qind të PBB që përbën nivelin më të ulët, jo vetëm të programuar por dhe të realizuar historik për vendin tonë, nga 4 për qind që ishte programuar në këtë vit. Po ashtu, kostoja e borxhit publik vijon të pësojë një rënie të moderuar, e kondicionuar dhe nga zhvillimet pozitive në tregun financiar shqiptar", u shpreh Ritvan Bode, minister i Financave.
"Nuk është e vërtetë që ju e respektoni, nuk është e vërtetë që Fondi ju paska kërkuar që mund ta mbani 3.5, madje po mundët, mbajeni dhe pak më lart. Ajo që ne kemi parë dhe nga materialet, ju keni vetëm uebsajtin e zyrës së Fondit Monetar në Shqipëri u është kërkuar që rritja e shpenzimeve duhet të jetë më e vogël se rritja e GDP-së, si e vetmja mënyrë për ta ulur deficitin, dhe për ta ulur borxhin. Dhe ju është rekomanduar që borxhi mundësisht, është e shkruar, të shkojë deri në 50 për qind, ju thoni do ta mbani 54 për qind", tha Arben Malaj, ish ministër Financash, deputet i PS.
Debatet mes forcave politike në komisionin e ekonomisë janë vërtitur më së shumti rreth rekomandimeve të FMN dhe sic ndodh shpesh qëndrimet politike edhe për të njëtën gjë janë të kundërta.
"Zoti ministër, nga eksperienca e të gjithë vendeve që sot janë në krizë të thellë, keni ndonjë konkluzion konkret, që kur nuk janë respektuar në kohë rekomandimet e FMN dhe institucione të tjera financiare, qeveritë që nuk i kanë zbatuar ato po kanë ndjekur politika populiste kanë rezultuar të suksesshme apo të dështuara", vijoi Malaj.
"A negociohet me FMN, a dëgjohet FMN, se nga njëherë vonesat në respektimin e sugjerimeve janë me pasojë për vendin. Po, FMN ka kërkuar që deficiti i këtij viti të shkonte 3.5 për qind, ne vijmë me një propozim për një deficit prej 3.1 për qind", tha Bode.
Në buxhetin e rishikuar planifikohet që të ardhurat buxhetore të ulen me 27 miliard lekë ndërsa shpenzimet buxhetore ulen me 39 miliard lekë. Sipas qeverisë kjo ulje është e kushtëzuar nga rënia e ritmeve të rritjes së ekonomisë.
Adi Darsi