E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Ekonomia shqiptare ka nevojë për kreditim

TIRANE-Ministri i Financave Ridvan Bode bëri apel sot se për një sistem makroekonomik të shëndetshëm, ekonomia shqiptare ka nevojë për kreditim. Deklarata e Ministrit Bode u be gjatë një takimi per sistemin bankar mes Bankes së Shqipërisë dhe Bankes Europiane për Europën Juglindore me temën “Financat e Përgjegjshme”, ku Bode theksoi se duhet një borxh më i ulët publik dhe për këtë qeveria nga viti 2010 ka ndjekur vazhdimisht një politikë më të kujdesshme makroekonomike.

Për këtë Bode theksoi se qeveria po bisedon këto kohë dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) rreth politikave fiskale. “Duhet të nxjerrim mësime nga kriza. Ekonomia shqiptare ka nevojë për kreditim dhe kreditimi duhet të bëhetn mbi rregulla të shëndetshme, pasi ka pjesë të kredive që nuk janë të shëndetshme. Ndaj theksoj se kreditë duhet të analizohen mirë”.

Ndër të tjera Ministri i Financave Ridvan Bode tha sot se mbikqyrja e mirë ruajti sistemin bankar shqiptar nga efektet e krizës globale, duke mbajtur te paprekur prej saj ekonominë shqiptare.

Ardian Fullani, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, nismëtare e seminarit, garantoi sot se "politika monetare e Bankës së Shqipërisë synon ruajtjen e ekulibrave makroekonomikë dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›