E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrest me burg për pengmarrësin, Romeo Leka

TIRANE-Arrest me burg, është masa e dënimit që trupi gjykues i Krimeve të Rënda dha sot ndaj shtetasit Romeo Leka, që pak ditë më parë grabiti një bankë dhe mori peng një 19 vjecare ne tentative për ti shpëtuar policisë. Leka i pranishëm në seancën kundër tij u shpreh se ishte i sëmurë me dhimbje të forta koke dhe kërkoi që seanca të përfundonte shpejt. Avokatja e Lekës përforcoi fjalët e klientit duke u shprehu se Leka vuan nga crregullime mendore. “Pres një raport mjekësor nga SHBA që do konfirmojë faktin”.
Leka ka pranuar të flase në seancë, por jo shqip por ne gjuhen agleze. I riu ka ndërhyrë disa herë gjatë fjalës së prokurorisë që po lexonte akuzat.
“Nuk kisha ndër mend të qëlloj njeri, arma ime ishte bosh, pa plumba”, pohoi Leka, që pak ditë më parë pasi grabitin një filial banke në Tiranë mori peng një kalimtare të rastit duke e mbajtur peng për mbi 30 minuta nën kërcënimin e armës.

Por, trupi gjykues vendosi masën e arrestit me burg për Lekën duke I lexuar akuzat, por pa përfshirë ato për vrasje që pretendohen se janë kryer nga 25 vjecari.
Ndaj Romeo Lekës rëndojnë akuzat e grabitjes me armë, armëbajtje pa leje, pengmarrje dhe heqje lirie e personit.
Por 25 vjecari njihet si nje person me precedente te shumte penale. Romeo Leka ishte kthyer ne Shqiperi vetem pak dite me pare nga Greqia ku mesohet se në 7 mars kishte vrare me thike Renato Krasniqin dhe plagosur Kleo Kacen. Te merkuren Leka tentoi te grabiste nje banke ne lagjen ”Ali Demi”, nje kinema, dhe nje taksist te parku “Rinia”. Te enjten ai arriti te grabiste nje filial banke brenda Hotel Rogner ne bulevardin e mad "Deshmoret e Kombit". Me tu pikasur nga policia ai eshte perpjekur te largohet duke mbajtur peng per rreth 30 minuta studenten Lorena Koreshi. Vajza u lirua nga RENEA ndersa autori përfundoi në qeli.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›