E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode-FMN, përplasje për GDP

 

Fabiola Çela

Është shumë e rëndësishme që qeveria të ndërpresë stimulin fiskal. Kështu është shprehur dje shefi i misioni të FMN-së Gerëin Bell, gjatë një konference me kreun e financave Bode dhe Guvernatorin Fullani. E thënë ndryshe, FMN-ë i ka rekomanduar qeverisë shqiptare që të mos ulë më taksat, të mos rrisë më pagat dhe pensionet mbi nivelet, si dhe të kufizojë shpenzimet qeveritare. Kjo deri në momentin kur ekonomia të stabilizohet, pra deri në momentin kur deficiti do të pësojë ulje.
FMN
Sipas shefit të misionit të FMN-së, ekonomia shqiptare e ka përballuar mirë krizën ekonomike, duke ndërmarrë edhe stimuj. Por sipas FMN, ka ardhur koha që këto stimuj fiskal të ndërpriten. “Stimujt për vitin 2010 duhet të ndërpriten. Ekonomia nuk mund të mbahet me stimuj”, tha Bell. Sipas parashikimeve të FMN-së, Shqipëria do të jetë një ndër të paktat vende që do të ketë një rritje ekonomike pozitive. “Duke marrë në konsideratë zhvillimet në gjysmën e parë të vitit, me një aktivitet ekonomik të fortë dhe një ngadalësim në gjysmën e dytë të vitit, dhe me një rritje për vitin 2010, ne parashikojmë që rritja e ekonomike për vitin 2009, rreth 2% dhe në vitin 2010 3%. Mund të duken si shifra të ulëta, por të vendosura në kontekstin e rritjes ekonomike në Evropë, ju siguroj që janë shumë të larta”, është shprehur ai. I menjehershëm ka qenë reagimiiministrit Bode, i cili duke qeshur, theksoi se gjithsesi jam optimist për statistikat e FMN, e cili është sjellë pak konservatore. Ne presim rritje ekonomike 6% për vitin 2010". Ministri theksoi më pas se edhe për vitin 2009, FMN parashikoi një rritje prej 0.4% e në fakt ajo është 2%." Edhe një herë ai i ka rekomanduar qeverisë që të ketë nën kujdes deficitin për buxhetin e vitit të ardhshëm. “Është imperative të vendosen objektiva realiste te të ardhurat. Ne nuk mund të presim që të kemi sërish ritme shumë të larta të rritjes që janë vënë re në 2007 dhe 2008, por ashtu duhet edhe programi realist i shpenzimeve. Nëse kjo bëhet ashtu siç duhet, atëherë ekonomia shqiptare ka shanse shumë të mira ta kalojë këtë krizë. Javët e ardhshme do të jenë kritike për të ecur në drejtimin e duhur, sa i takon përgatitjes së buxhetit të vitit 2010”, u shpreh Gerëin Bell, shef i misionit të FMN-së për Shqipërinë.  Deficiti buxhetor, sipas FMN-së, ka vajtur në 6.5 për qind, ndërsa borxhi publik ka kërcyer në 60 për qind të GDP. “Një pozicion i fortë fiskal dhe konsolidimi i borxhit publik do të ndihmojë ekonominë të përmirësojë besimin brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu, kjo do i lejonte sistemit bankar që ta kanalizojë kredinë drejt aktiviteteve më produktive të sektorit privat dhe jo në borxh qeveritar. Ajo çka është më e rëndësishme është ulja e borxhit publik dhe një pozicion fiskal i fortë dhe i qëndrueshëm janë shumë kritikë kur do të marrë kredi në tregun e huaj”, tha Bell.
Bode
“Buxheti është jo aq konservativ sa do ta dëshironte Fondi apo Banka, por qeveria në një kuptim është konservative; në kuptimin e ruajtjes së kontigjencave të larta, u shpreh dje Ministri i Financave, Ridvan Bode. Lidhur me rritjen ekonomike, mes batutash Bode u shpreh se “Rritja ekonomike ka qenë një diskutim i përhershëm mes nesh dhe Fondit. Ajo që ne i kemi kërkuar Fondit dhe që do ta realizojmë është që përmes departamentit të statistikave, që ka të mund të mund ta asistojë institutin tonë të statistikave. Qeveria është e interesuar për statistika reale dhe jo për përllogaritje, qoftë nga banka, qoftë nga Ministria e Financave apo FMN. Le t’i japim një hapësirë dhe të bëjmë kredibël këtë institucion. Gjithsesi jam optimist për statistikat e FMN, i cili është sjellë pak konservator”.

deklarata e fmn

Të ndërpriten stimujt fiskalë për vitin e ardhshëm

Rritja ekonomike për 2009-ën është 2 për qind, për 2010–ën do të jetë 3 për qind.

Për buxhetin e vitit të ardhshëm qeveria duhet të vendosë objektiva realiste tek të ardhurat, si dhe te shpenzimet.

Të ulet borxhi publik

Deficiti buxhetor ka arritur në 6.5 për qind të GDP-së, ndërsa borxhi publik ka kërcyer në 60 për qind të GDP-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›