E Diel, 1 Nëntor 2026

Guvernatori: Të vazhdojë kreditimi i ekonomisë

 

Kreditimi i ekonomisë duhet të vazhdojë, po ashtu edhe thithja e investimeve të huaja. Kështu është shprehur dje Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. “Do të vlerësoja si shumë të rëndësishme vazhdimësinë e kreditimit të ekonomisë, thithjen e investimeve të huaja si dhe thellimin e reformave strukturore. Banka e Shqipërisë është e angazhuar në sigurimin e stabilitetit afatgjatë të çmimeve dhe për këtë qëllim, vendimmarrja e saj do të vazhdojë të jetë e ankoruar me këtë objektiv ligjor të saj.  Në kushtet e një realiteti të ri, post-krizë, nuk do të heqim vëmendjen nga proceset strukturuese të ekonomisë, për të përshtatur më tej ekonominë shqiptare në përballjen e efekteve post-krizë dhe për ta kthyer atë në një ekonomi vibrante, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë”, është shprehur ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›