Bode: Falja fiskale, po rritet interesi i qytetareve Eglantina Nasi
Edhe pse me nje pritshmeri me te madhe, ecuria e procesit te faljes fiskale po rezulton pozitive. Nje gje te tille e ka pohuar dje para mediave, ministri i Financave, Ridvan Bode, duke e mbeshtetur kete ne faktin se nje numer i madh biznesesh dhe individesh kane aplikuar deri tani per rivleresimin e banesave dhe kapitaleve fikse te tyre. Me nje afat deri ne 31 dhjetor, ai tha se per realizimin sa me te mire te ketij procesi, po punohet ne bashkepunim me Zyren e Regjistrimit te Pasurive, ne menyre qe qytetaret te mund t'i paguajne detyrimet e tyre per rivleresimin e kapitaleve fikse edhe gjate vitit te ardhshem. "Ajo qe eshte pjesa me e dukshme e rezultatit te amnistise, ka te beje me procesin e rivleresimit te pasurive fikse te individeve dhe bizneseve, nje proces qe po cliron dhe besoj se do te jete nje zgjidhje e mire per tregun e pasurive kapitale ne tregun e brendshem", tha Bode. Megjithate, ai nuk e ka fshehur faktin se priteshin
te tjera rezultate nga ky proces, duke fajesuar per kete kundershtite e shprehura te opozites lidhur me te. Por ka pohuar se gjithsesi, ai mund te njohe permiresim keto dite te afrimit te fundvitit, meqe edhe po shkon drejt finishit te tij zyrtar. Para pak kohesh, edhe "Konfindustria" ka reaguar duke pohuar se qytetaret nuk jane te sensibilizuar sa duhet per ecurine e procesit te amnistise fiskale. "Nisur nga situata ne te cilen u zhvillua, nga mungesa e nje konsensusi politik dhe nje debati te forte politik dhe nga kundershtite e shprehura te opozites lidhur me kete nisme, nuk arriti maksimalisht objektivin, por ne teresine e saj cliroi qytetaret shqiptare dhe biznesin nga nje sere detyrimesh dhe nga menjanimi i nje sere pagesash te rritura, per shkak te dinamikes qe ka pasur tregu i pasurive fikse ne Shqiperi", deklaroi Bode. Duke shtuar se ditet e fundit ka nje fluks te madh te individeve per te deklaruar vleren e re te shtepise se tyre. Kjo, per te perfituar nga menjanimi i nje takse prej 10% te diferences se cmimit qe shtepia do te kete ne momentin e shitjes me ate qe ka pasur ne momentin e pare te regjistrimit. Ne teresi, nga procesi i amnistise fiskale, Ministria e Financave ka parashikuar nje perfitim prej 40 miliarde leke te reja per qytetaret, detyrime keto te cilat do te falen. Ligji i faljes fiskale, i miratuar kete vit nga Kuvendi, parashikonte legalizimin e kapitalit, faljen e pasurive te paluajtshme te pahipotekuara deri tani, si dhe faljen e detyrimeve dhe taksave doganore. Por, sic pohoi dje edhe vete ministri Bode, ka qene pikerisht pjesa e ligjit qe u jepte mundesi qytetareve te rivleresonin banesat me cmimin e tregut, ajo qe pati ecuri me te larta se aspektet e tjera qe parashikonte ne teresi amnistia fiskale.