Berisha në Paris, pritet nga kryeministri francez
Kryeministri Sali Berisha zhvilloi pasditen e djeshme, në orën 18:00, një takim me kryeministrin francez Francois Fillon. Gjatë takimit, dy drejtuesit e qeverive diskutuan për zhvillimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe. Një pjesë e rëndësishme e bisedës i është kushtuar procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe hapave konkretë që ka bërë qeveria shqiptare në këtë drejtim. Po ashtu, kryeministri Berisha dhe Fillon kanë diskuar dhe për procesin e integrimit të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.