E Diel, 1 Nëntor 2026

Mikrondermarrjet, 95.7% e totalit te biznesit aktiv ne vend Eglantina Nasi

Ne Shqiperi, mikrondermarrjet perbejne 95.7% te numrit total te ndermarrjeve aktive, duke mbajtur peshen kryesore ne zhvillimin e biznesit. Ndersa ndermarrjet e vogla zene 3.5% te tyre, ato te mesme 0.7% dhe ato te medha zene vetem 0.1%. Keto shifra u komunikuan dje nga zv/ministri i Ekonomise, Eno Bozdo, gjate nje takimi te posacem per SME-te, te njohura si "bizneset e vogla dhe te mesme", te cilat, sipas tij, jane mjaft te rendesishme per ekonomine shqiptare. Sic mund te shohim ne menyre krahasimore edhe shifrat e mesiperme, zhvillimi i SME-ve konsiderohet nje nder objektivat e rendesishem qe kontribuon ne zhvillimin ekonomik te vendit. "Tashme eshte e konfirmuar se sektori privat luan nje rol te pazevendesueshem ne zhvillimin ekonomik te vendit, duke kontribuar mbi 85% te PBB-se, po ashtu edhe te punesimit", tha lidhur me nje fakt te tille Bozdo. Duke sqaruar se pikerisht mbi nje fakt te tille, qeveria jo me kot ka punuar kohet e fundit per permiresimin e legjislacionit dhe kuadrit rregullator te SME-ve, permiresimit te sistemit te taksave dhe atij financiar, uljes se kostos per fillimin e nje biznesi, te licencimit, zhvillimit te sistemit te trajnimit per sipermarrjen, permiresimit te komunikimit elektronik te bizneseve, rritjes se efektivitetit te perfaqesimit te interesave te biznesit, etj. "Duke punuar drejtpersedrejti me SME-te dhe sektoret e prodhimit, keto projekte po ndihmojne ndermarrjet qe te behen me konkurruese, te rrisin aftesine e tyre eksportuese dhe te krijojne me shume vende te reja pune", tha me tej numri 2 i Ekonomise. Sipas tij, METE do te mirepriste kontributin e cdo donatori, ne zbatimin e projekteve apo programeve qe ne fokus kane asistencen teknike te adresuar direkt te SME-te. Gjithmone, duke pasur parasysh rendesine e tyre ne kontributin qe i japin ekonomise vendase. "Objektivi me i rendesishem per zhvillimin e sektorit privat do te jete integrimi drejt tregut evropian, prandaj ne vleresojme cdo projekt te ndermarre nga donatoret, me synimin per te zhvilluar me tej kapacitetet prodhuese dhe menaxheriale, te cilesise, ambalazhimit, aspekteve te mjedisit", tha mes te tjerash zv/ministri i Ekonomise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›