Bode: Financimi per Onkologjikun, i domosdoshem modernizimi i tij
Sherbimi i Onkologjise do te kthehet ne nje qender kompetence te nje mjekimi real, shkencor me parametra bashkekohore, sipas direktivave te fundit te Organizates Boterore te Shendetesise per Programet Kombetare te Kontrollit te Kancerit, fale nje kredie te financuar nga qeveria e Austrise me vlere 2 milione euro. Per kete qellim, ministria e Financave, nenshkroi dje marreveshjen perkatese per financim me palen austriake. Nga ana e tij, ministri Bode, tha se, eshte bere i domosdoshem modernizimi i ketij sherbimi per shkak te rritjes se ndjeshme te te semureve me kete patologji. Te dhenat tregojne, se ne Shqiperi shihet nje rritje reale dhe e shpejte e kesaj patologjie me rreth 50% ne 15 vitet e fundit, e pasuar me rritje te vdekshmerise. Dhe nepermjet projektit te lartpermendur, do te perfitohet akseleratori, shoqeruar me CT-scaner me lazer, injator kontrasti dhe dy printera. Projekti ne fjale, do te zbatohet nga ministria e Shendetesise brenda nje periudhe 9-mujore.