Durrës, ekzekutoi me armë 27-vjecarin, zhvillohet gjyqi ndaj autorit
DURRËS- Vrau 27-vjecarin, zhvillohet seanca gjyqësore ndaj shtetasit Ardit Hyskja.
Ardit Hyskja akuzohet për vrasjen e Refik Lilës tre ditë më parë në në lagjen numër 18 në periferi të Durrësit. Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura me kërkesë të prokurorit.
Prokurori i çështjes ka kërkuar daljen e familjarëve dhe gazetarëve nga salla e gjyqit me pretendimin e sekretit hetimor. Familjarët e Ardit Hyskjas, të cilët më herët kanë kundërshtuar edhe arrestimin e tij, deklarojnë se 28-vjecari nuk ka lidhje me ngjarjen dhe për të nuk prova dhe fakte që e lidhin me vrasjen.
27-vjecari Refik Lila, u ekzekutua tre ditë më parë në në lagjen numër 18 në periferi të Durrësit, në praninë e shumë dëshmitarëve, midis një blloku pallatesh banimi.
Ndërkohë policia disa orë pas ngjarjes prangosi si autor të ngjarjes 28- vjeçarin Ardit Hyskja, i cili akuzohet për veprat penale të "Vrasjes me dashje" dhe "Mbajtje pa leje të armëve luftarake.
(e.m/BalkanWeb)