Mima: Jemi ne mbeshtetje te investitoreve te huaj
Investitoret e huaj, te cilet vendosin te ngrejne bizneset e tyre ne Shqiperi, do te mbeshteten ne te gjitha etapat e procesit te tyre. Nje garanci te tille e ka dhene vete ministri i Ekonomise, Florion Mima, gjate nje takimi me investitore austriake. Duke garantuar para tyre sigurimin e investimeve te huaja ne vend dhe duke u shprehur per shmangien e praktikave te paligjshme nga burokrate te korruptuar. “Ju garantoj se investimet tuaja do te jene te sigurta dhe tek qeveria do te gjeni te gjithe mbeshtetjen qe ju nevojitet”, tha me tej ai ne fjalen e tij. “Biznesi austriak eshte prezent ne Shqiperi me investime te shumta dhe ju kerkoj qe te shmangni cdo praktike te jashteligjshme me persona qe jane pjese apo te afer te njerezve ne pushtet. Ne kemi marre persiper thellimin e luftes ndaj korrupsionit dhe uljen e praktikave burokratike per biznesin”, tha Mima.
Ndersa nga ana e tij, ambasadori austriak ne Tirane, Florian Raunig, tha se, takimet mes investitoreve qe operojne ne Shqiperi sherbejne per identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve qe ata hasin. Sipas tij, Shqiperia eshte nje vend terheqes per investitoret austriake.