E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, 35-vjecari viktima e parë e të ftohtit në Tiranë

TIRANË- Moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta kanë shënuar viktimën e parë në kryeqytet. 35-vjecari Alfred Talka gjendet i vdekur pranë urës së Minsitrisë së Jashmte.

Burime policore bëjnë me dije se trupi i pajetë i 35-vjecarit është vënë re nga kalimtarët e rastit, të cilët kanë njoftuar më pas policinë, në nurmin 129, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Alfred Talka rezulton të jetë me origjinë nga Korça, ndërkohë nga hetimet paraprake policia bën me dije se shkak i vdekjes dyshohet të jetë i ftohti dhe pija alkolike.

Sipas policisë 35-vjecari dyshohet të jetë endacak dhe nata mund ta ketë zënë poshtë urës.

Viktima është dërguar në morgun e QSUT-së ku ekspertiza mjeko-ligjore do jetë ajo që do të zbardhë dhe shkaqet e vërteta të vdekjes së tij.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Moti i keq, shënohet viktima e parë Kukës, nëna sjell në jetë dy binjake, pas 6 ore rrugë mes borës Mat, barinjtë prej 8 ditësh të bllokuar nga bora, rëndohet gjendja I ftohti polar, temperaturat deri -20 gradë në veri, izolohen komunat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›