E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Kriteret për lotarinë nga ekspertë të huaj

Ai sqaroi se në këtë organizatë, aderojnë pothuajse gjithë kompanitë shtetërore të Llotove, për vendosjen e kritereve që do të shërbenin për konkurrimin për dhënien e licencës së lotarisë kombëtare.

"Shqipëria ka nevojë për kredibilitet. Qeveria ka bërë zgjidhjen më të mirë për ekonominë dhe për vendin. Ekspertë të organizatës ndërkombëtare Lotaria Shtetërore Evropiane, kanë asistuar për të hartuar bazën e kritereve që do të shërbenin për këtë konkurrim. Asnjë kriter nuk është shtuar nga pala shqiptare por të gjitha janë propozime të konsulencës ndërkombëtare", deklaroi Bode.

Sipas tij, lotaritë kombëtare janë një aktivitet delikat, biznes i cili synohet pasi mund të jetë objekt i krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe një sërë fenomenesh. "Parësore për Ministrinë e Financave ka qenë zgjedhja e një operatori me integritet, në gjendje të plotësojë aftësitë financiare teknike të kërkuara, kapitalet të cilat të jenë jashtë çdo lloj dyshimi se janë krijuar në mënyrë të jashtëligjshme, si dhe të ketë dëshmuar se ka një politikë për lojë të përgjegjshme dhe të ndershme ndaj publikut dhe aftësitë për të monitoruar këtë politikë në mënyrë transparente", sqaroi Bode.

Një ditë më parë në ministrinë e Financave, u hapën ofertat e paraqitura në garën për marrjen e licencës për Lotarinë Kombëtare. Në garë kanë paraqitur interes për marrjen e licencës për Lotarinë Kombëtare, dy kompani, ajo austriake "Lotari ostër rajsh"dhe konsorciumi LTO, i përbërë nga kompania çeke Synot, italiania "Lottomatica" dhe kompania nga Qipro "GTECH".  Kohëzgjatja e liçencës do të jetë 10 vjet. Ministri i Financave Ridvan Bode tha se kompania fituese do të paguajë 10 % të xhiros.  Komisioni i vlerësimit të Aplikimeve, do të shqyrtojë aplikimet në përputhje me kriteret e kualifikimit në dokumentet e procedurës së garës dhe me pas do të bëjë vlerësimin dhe renditjen në përputhje me kriteret e vlerësimit të përcaktuara në dokumentet e procedurës së garës. /Start/

                                                                                             2012-06-21 15:16
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›