Sektori privat qeveria heq pagen e references

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e tij të fundit që të heqë përdorimin e pagës reference. Pagat e referencës aplikoheshin në sektorin privat, për efekt të përllogartitjeve të kontributeve shëndetësore e shoqërore, si dhe tatimit mbi të ardhurat personale. Vendimi i heqjes së pagës referencë erdhi pas kërkesave të vetë sipërmarrësit, të cilët kërkonin të lehtësoshehsin nga referenca për pagat që deklaronin për punonjësit e tyre. Paga referencë u vendos nga qeveria aktuale në vititn 2007 dhe hiqet, por pas konsultimeve me bizneset dhe ekspertë pas pesë vitesh u mor vendimi për ta hequr këtë masë. Me vendimin e ri do të shfuqizohet kjo praktikë, dhe deklarimi i pagave do të jetë vullnetar.
Akti i miratuar së fundmi nga qeveria shfuqizon vendimin e majit të vitit 2007, i cili përcaktonte pagën mbi të cilën do të paguheshin kontributet e sigurimeve shoqërore dhe tatimi mbi të ardhurat. Që nga viti 2007, të gjithë të punësuarit në biznese private e kishin të përcaktuar ligjërisht dyshemenë e pagës. Kjo pagë duhet të kalonte në bankë dhe mbi të të aplikohej tatimi mbi të ardhurat, 10% dhe pagesat e sigurimeve shoqërore, 11.7%, që i mbaheshin të punësuarit dhe pjesa tjetër i mbahet punëdhënësit. Vendimi u prit me debate në atë kohë nga biznesi, pasi sipas tyre, shtonte kostot për çdo të punësuar.
Por, ndërkohë që qeveria ka hequr pagën referencë, ajo ka rritur pagën minimale, e cila nga 1 korriku do të jetë 21 mijë lekë, nga 20 mijë lekë që ishte më parë. Efektet financiare të këtij vendimi nisin që nga muaji korrik. Një vendim i tillë ka ndikim më të madh në industrinë e fasonëve, të cilët kanë edhe numrin më të madh të të punësuarve.