E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset per heqjen e pages se references

Sipërmarrësit ndihen të lehtësuar me heqjen tashmë të pagës së referencës për punonjësit e tyre. Sipas tyre, aplikim i kësaj page që prej 5 vjetësh kishte sjellë kosto për aktivitetin e tyre. Për shembull në një kompani, ku ishte i punësuar një inxhinier me pagë 120 mijë lekë, paga e referencës ishte e caktuar 150 mijë lekë. Në këtë mënyrë, punonjësit i duhet t’i kthente sërish kompanisë 30 mijë lekë.
Luan Bregasi, sipërmarrës dhe president i “Biznesalbania” thotë se është vendim i duhur që deklarimi i pagave për punonjësit të jetë vullnetar dhe të jetë tregu ai që vendos. 
Po ashtu edhe përfaqësues të bizneset fason, cili është sektori që ka numrin më të madh të të punësuarve e vlerësojnë si çlirues një vendim të tillë.
Që nga viti 2007, të gjithë të punësuarit në biznese private e kishin të përcaktuar ligjërisht dyshemenë e pagës. Kjo pagë duhet të kalonte në bankë dhe mbi të të aplikohej tatimi mbi të ardhurat, 10% dhe pagesat e sigurimeve shoqërore, 11.7%, që i mbaheshin të punësuarit dhe pjesa tjetër i mbahet punëdhënësit. Vendimi u prit me debate në atë kohë nga biznesi, pasi sipas tyre, shtonte kostot për çdo të punësuar. Shfuqizimi i vendimit erdhi pas konsultimeve me ekspertë vendas e ndërkombëtar si dhe nga vetë bizneset. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›