E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e Financave te Eurozones ne nje maratone te gjate diskutimesh

Mblidhen sot në Luksemburg ministrat e financave të Eurozonës për të diskutuar për një seri cështjesh të rëndësishme mbi ekonominë dhe financat, kryesisht në Greqi, Spanjë dhe Qipro. Përfaqësuesit e Eurogrupit do te përballen si fillim me situatën e Greqisë. Pritet të flitet për rinegocimin e kërkuar nga pala greke për kushtet e paketës së shpëtimit prej 130 miliardë eurosh. Qeveria e re greke synon shtrirjen në dy vjet të realizimit të objektivave të memorandumit të nënshkruar me trojkën. Por lidhur më këtë kërkesë kundërshtimet do të jenë të shumta kryesisht nga ana e Gjermanisë, Finlandës dhe Hollandës.  
Probleme ka shfaqur sëfundmi edhe sistemi financiar i Qipros e cila kërkon një hua prej 10 miliardë eurosh për rimëkëmbjen e sistemit bankar e vështirësuar nga borxhet ndaj ekonomisë greke.  Dhe së fundmi Spanja e cila ka nevojë për 100 miliardë euro për rikapitalizim të bankave të saj. Ende nuk është vendosur se nga cili fond europian do të merren këto euro. Burime nga ky takim bëjnë me dije se diskutimet do të zgjasin për orë të tëra, ndërkohë që ditën e premte do të jetë radha e Ecofin. Ministrat e financave të 27 vendeve të BE do të përballen në kuadër të përgatitjes për samitin e Brukselit më 28 dhe 29 qershor. 
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›