Bode: Ligji për përgjysmimin e taksës vjetore të automjeteve të mërkurën paraqitet në qeveri
TIRANE- Ligji për përgjysmimin e taksës vjetore të automjeteve parashikohet të shkojë në qeverinë mbledhjen e radhës, ditën e mërkurë, ndërsa pritet të hyjë në fuqi në fund të muajit maj, deklaroi ministri i Financave Ridvan Bode në rrjetin social "Facebook".
"Projektligji hyn ne mbledhjen e qeverise te dites se Merkure, me pas shume shpejt ne Komisionet e Kuvendit dhe me pas miratimi ne seance plenare. Me dekretimin e ligjit nga ana e presidentit vjen dhe hapi i fundit qe eshte botimi ne fletore. Shpresoj normalisht te hyje ne fuqi ne fundin e muajit Maj ose ne fillim te Qershorit", komenton Bode.
Efekti në buxhet nga ndryshimet që parashikohen në ligjin "Për taksat kombëtare" për përgjysmimin e taksës vjetore të automjeteve llogaritet në vlerën e 2.5 miliardë lekëve, thekson ministri Bode.
Ndryshimi i parë i propozuar konsiston në përgjysmimin e masës së taksës, ndryshimin e vlefshmërisë së saj dhe detyrimin për pagimin në kohë të saj. Përgjysmimi i taksës fikse për të dy llojet e karburanteve, respektivisht nga 25 lekë në 12.5 lekë për naftën dhe nga 20 lekë në 10 lekë për benzinën, bën të mundur përgjysmimin e taksës vjetore të mjeteve të përdorura që pronari i mjetit paguan.
Aktualisht taksa e automjeteve të përdorura është vjetore dhe vlen për vitin kalendarik në të cilin ajo paguhet. Ndryshimi i propozuar bën të mundur që vlefshmëria e taksës të bëhet 365 ditë, e njëjtë me afatin e siguracionit të mjetit TPL dhe me afatin e vlefshmërisë së Kontrollit Teknik Vjetor. Janë parashikuar gjithashtu penalitete për pronarët e mjeteve, të cilët nuk kryejnë pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, në masën 5% të shumës së papaguar të çdo muaji, por jo më shumë se 25% për çdo vit.
Një tjetër ndryshim në nenin 9 "Përjashtimet nga pagimi i taksave kombëtare", parashikohet falja e të gjitha detyrimeve të parapambetura të taksës vjetore të qarkullimit rrugor për mjetet e sekuestruara apo të konfiskuara me vendim të formës së prerë të Gjykatës, të cilat i kalojnë në administrim Agjensisë së Adminstrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara për qëllime përdorimi apo rishitje.
Në dispozitat kalimtare është parashikuar që pas datës së hyrjes në fuqi të ketij ligji, të gjithë pronarët e mjeteve që nuk kanë paguar taksën vjetore të mjeteve të përdorura për vitin 2013, pavarësisht kur e kanë pasur datën e pagesës së takses, do të paguajnë sipas këtij ligji . Aplikimi i penalitetit për vonesë në pagesën e taksave, për të gjitha mjetet që u ka kaluar afati i vlefshmërisë së taksave, pavaresisht kur e kanë kryer pagesën e taksave, do të fillojë nga data 1 janar 2014.
(d.b/BalkanWeb)