E Diel, 1 Nëntor 2026

Do merrnin pjesë në mort, 8 persona rrezikojnë mbytjen në lumin Devoll

DEVOLL- Vetëm një ditë nga tragjedia e rëndë në rrjedhën e lumit Devoll në fshatin Braçanj, ku u mbyten dy gra dhe rrezikuan jetën 18 persona të tjerë, një tjetër ngjarje e rëndë ka rrezikuar të ndodhë sërish.

Të afërm të viktimave nga fshati Braçanj, kishin hipur në një zetor për të kaluar lumin dhe për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të dy grave, por për më tepër se 30 minuta ata kanë qëndruar në mes të lumit, ndërsa sic duket edhe në pamje zetori ka rrezikuar të merret nga rrjedha e lumit Devoll.

Situata ka alarmuar familjarët e tjerë të cilët u kanë bërë thirrje të afërmve të tyre të kthehen pas.

8 personat që ndodheshin në këtë zetor, kanë mundur të dalin prej andej pas ndërhyrjes të një tjetër mjeti bujqësor. "Erdhëm për varrim, por nuk është cudi që jo vetëm në varrim të mos vinim, por edhe të mbyteshim. Ju e patë, kemi 30 minuta që qëndrojmë në lumë,- " tha një prej të afërmve që do merrte pjesë në mort.

Ndërkaq, Shega Zyfi 74-vjecare një prej grave që ka rrezikuar jetën një ditë më parë dhe ndodhej në rimorkion e traktorit që u përmbys ka treguar momentet e tmerrit dhe rrezikun që i kanoset sërish banorëve të dy fshatrave për shkak të mungesës së urës.'Nuk dua ta kujtoj atë që ndodhi dje ,ranë mbi mua të gjithë.

“Edhe sot e kam trupin plagë. Nga morti që po shkonim, u bëmë vetë për të na ardhur për mort”, tha e moshuara.

Dy viktimat e tragjedisë së paralajmëruar në Dobranj të Devollit, Mirela dhe Elena Zyfi përkatësisht 35 dhe 29-vjece, janë përcjellë në banesën e fundit rreth mesditës,ndërsa banorët kërkojnë urgjentisht ndërtimin e urës pasi sipas tyre rrezikojnë të ndodhin të tjera tragjedi.

(e.m/News24/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Mungesa e urës në Devoll, humbin jetën dy gra, kalonin lumin me traktor VIDEO: Do merrnin pjesë në një mort, 8 persona rrezikojnë mbytjen në lumin Devoll

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›