Topalli merr pjesë në Samitin e Kryeparlamentarëve në Marsejë
TIRANE- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, së bashku me liderë botërorë me influencë politike dhe mbi 40 krerë të parlamenteve u mblodhën në Marsejë të Francës në një Samit të nivelit të lartë të Kryetarëve të parlamenteve të Bashkimit për Mesdheun.
Ky është Samiti i parë i këtyre përmasave, i cili organizohet nga Martin Schulz, Presidenti i Parlamentit Europian dhe Fondacioni Anna Lindh, ku marrin pjesë edhe Komisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fyle, Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil Elaraby, Presidenti Fonacionit Euromesdhetar për dialog, André Azoulay, etj.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe pjesëmarrësit në këtë Samit diskutuan dhe vendosën për nxitje të zbatimit të projekteve të përbashkëta në këtë kohë sfidash për politikën dhe ekonominë globale.
Ata diskutuan për gjetjen e zgjidhjeve për t’i dhënë shtysë projekteve në infrastrukturën, energjinë, punësimin dhe për bashkëpunim edhe më të fortë ekonomik mes vendeve të Mesdheut.
Në fjalën e saj në Samit, Kryetarja e Kuvendit prezantoi ecurinë pozitive ekonomike të Shqipërisë, pavarësisht se e rrethuar nga vende me krizë financiare. Ajo tha se në një kohë kaq të vështirë ekonomike në botë, çështje e cila diskutohet edhe në këtë samit, Shqipëria jo vetëm nuk ra në recesion, por është cilësuar një model suksesi për ekonomi të tjera.
Gjate punimeve te samitit kryeparlamentarja Jozefina Topalli u takua me Presidentin e Parlamentit Europian Martin Shulz, Kryetarin e Parlamentit të Gjermanisë, Lammert, Kryetarin e Asamblese se Francës, Kryetaren e Parlamentit të Austrisë, Kryetarin e Parlamentit të Belgjikës, etj.
Kryetarja e Kuvendit kërkoi mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së për integrimin e Shqipërisë në familjen ku meriton të jetë.
Politika globale sot, vlerësoi kryetarja Topalli për mediat, duhet të jetë më e ndërgjegjshme se duhet investuar edhe në terma financiarë, politikë, ekonomikë, për të forcuar akoma edhe më shumë dialogun politik midis vendeve tona dhe pjesës jugore të Mesdheut sepse këto vende trashëgojnë një kulturë të larmishme, një civilizim shumë të vjetër dhe një pasuri kulturore në të gjithë diversitetin e vet të larmishëm prej së cilës secili prej nesh mund të përfitojë.
(d.b/BalkanWeb)