Tjetër makinë në ujërat e Shkumbinit, policia shpëton bashkëshortët
Librazhd- Një tjetër makinë ka përfunduar sot në ujrat e lumit Shumbin, por fatmirësisht nuk ka patur viktima. Mësohet se automjeti me targa AA125 DC ka qenë duke lëvizur nga Librazhdi drejt Elbasanit dhe papritur drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin dhe në vendin e quajtur Ura e Murrashit makina ka dalë nga rruga duke u zhytur në ujërat e lumit.
Fatmirësitsht aty pranë ka qenë një patrullë policie, e cila ka ndërhyrë menjëherë dhe ka nxjerrë nga automjetin çiftin Fatbardh dhe Elona Dashi përkatësisht 26 dhe 24 vjeç. Ata kanë marrë disa plagë të lehta në trup dhe aktualisht ndodhen në spitalin e Librazhdit jashtë rrezikut për jetën.
Në të njëjtin vend dy ditë më parë ra një tjetër automjet në Shkumbin, por pasojat ishin tragjike, pasi humbën jetën një çift bashkëshortësh.