E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreziku i kredive, BSH “forcon” rregulloren

Për shkak të zhvillimit të shpejtë të sistemit bankar, por edhe për shkak të efekteve që sollën pasojat e krizës financiare botërore, Banka Qendrore ka shfuqizuar Rregulloren e vitit 2004 dhe ka vendosur normativa të reja, më rigoroze dhe më të përditësuara.

 Me rregulloren e re, bankat janë të detyruara që strukturat kompetente për rrezikun e kredisë t’i ndajnë qartë nga ato të ngarkuara për shitjen e kredive. Përveçse duhet të kenë strategji dhe rregulla të qarta për administrimin e rrezikut të kredisë, bankat do të jenë të detyruara të kryejnë vetë teste rezistence, apo stress-teste, të paktën dy herë në vit.

Risi e rregullores është se bankave do t’u rritet vlera e kolateralit si instrument në bilanc për të zbutur rrezikun e kredisë. Kjo do të thotë që në rastin e kredive me vonesë në shlyerje, bankat mund të llogarisin si provigjione edhe një pjesë të vlerës së kolateralit të pranuar si garanci. Rregullorja vendos një kufi të ri për sa i përket kredisë në valutë të ekspozuar ndaj rrezikut të kursit të këmbimit. Shuma e këtyre kredive në portofolin e një banke nuk duhet të kalojë me katër herë vlerën e kapitalit rregullator. /Start/

                                                                                             2011-10-14 11:02
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›