E Diel, 1 Nëntor 2026

Bode PS nuk mund te vije ne pushtet duke kopjuar Berishen

Nisma e opozites per uljen e TVSH-se rrezohet nga PD

Mazhoranca rrezoi nismen e opozites per uljen e TVSH-se per mallrat ushqimore dhe per energjine duke e cilesuar se kjo nuk do te realizonte asnje pritshmeri per uljen e cmimeve per konsumatoret. Deputeti i PS-se Erjon Brace e cilesoi si teper te favorizuar per shtresat ne nevoje aplikimin e TVSH-se me shkalle madje theksoi se ulja e kesaj tarife ka qene edhe nje nga premtimet ne programin e PD-se ne vitin 2005. Kjo solli me pas dhe reagimin e ministrit te Financave Ridvan Bode i cili u shpreh se kjo favorizon bizneset prane PS-se. A kemi thene ne 2004 qe do ulim TVSH-ne dhe ju e keni kundershtuar atehere ndersa tani po e thoni ju ate. Mania per te kopjuar Sali Berishen nuk mund te sjelle ne pushtet Edi Ramen sepse shqiptaret e kane nje Sali Berishe nuk mund te kene nje te dyte. Sali Berisha dhe kjo qeveri nuk kane mohuar kurre se ka pasur ne programin e saj ato pretendime qe ju ngrini ne kemi deklaruar ne menyre publike - theksoi Bode. Ai shtoi gjithashtu se edhe ne rast se PS-ja do te vije ne pushtet nuk do te mund te realizoje nje ndryshim te tille. Me 63 vota pro dhe 71 kunder kjo nisme u rrezua ne seance. Nderkohe qe opozita kontestoi dhe nismen e qeverise per aktin normativ qe parashikon blerjen e energjise elektrike. Deputeti i PS-se Arben Ahmetaj u shpreh se qeveria duhet te jape shpjegime per 220 milione euro te humbura nga ana e KESH.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›