ertifikohen 17 agjentet e SHKB-se
Ministri i Brendshëm Flamur Noka dhe ambasadori amerikanë në Tiranë, Aleksandër Arvizu në prani të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe drejtorit të programit të ICITAP-it në Shqipëri, shpërndanë çertifikata për 17 punonjës të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Kjo ceremoni shënoi edhe fundin e Kurseve të Avancuara të Hetimit, që programi ICITAP i ka filluar në vitin 2010, ku në total u trajnuan 65 punonjës të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme dhe 20 punonjës të Policisë së Shtetit. Në fjalën e tij, ministri përgëzoj agjentet, duke i ftuar të luftojnë korrupsionin dhe implikimet antiligjore të punonjësve të policisë. “Mosrespektimi i ligjit apo çdo devijim nga misioni i ngarkuar i punonjësve të policisë mund të çojë në rritjen e veprimtarisë kriminale, uljen e zbulueshmërisë së tyre si dhe rënien e besimit të publikut ndaj vetë strukturave ligjzbatuese të shtetit”, -tha Noka në fjalën e tij. Ky kurs i avancuar nisi në 2012 dhe i ofroi studentëve më shumë aftësi përgatitore, teknike për hetimin e ndikimit të krimit të organizuar në polici, mbi hetimet financiar dhe praktikat më të mira në përgatitjen e ceshtjeve për zyrën e prokurorit.