Bode: Posta, tani kartat 200 leke

Nga dita e sotme, ne cdo pike postare, nis zbatimi i vendimit te Keshillit te Ministrave, per dhenien e kartave me 200 leke. Per te mundesuar zbatimin e ketij vendimi, te marre dite me pare, Ministria e Financave, nxori dje nje udhezim mbi procedurat e pajisjes se shtetasve me kupona ne cdo pike postare, udhezim te cilin e ka derguar tek Posta Shqiptare. Per rrjedhoje, pajisen me kupona ne zyrat e postes, kundrejt pagimit te tarifes prej 200 lekesh, te gjithe shtetasit qe deri ne daten 28.06.2009 jane 18 vjec e lart, nuk disponojne pasaporte per jashte shtetit, si dhe nuk perfitojne nga asnje skeme kompensimi. "Po keshtu nga ky vendim perfitojne edhe te gjithe shtetasit qe votojne per here te pare, por qe nuk jane ne shkolla publike", thuhet ne udhezimin e firmosur nga Ministri i Financave, Ritvan Bode. Kjo kategori eshte e perfshire ne skemen e kompensimit te nxjerre nga Keshilli i Ministrave, por sipas ketij vendimi, kjo kategori perfituesish kuponat do t'i marre ne zyrat postare dhe jo ne zyrat e njesive te pushtetit vendor. Tek cdo pike postare, Ministria e Brendshme, ve ne dispozicion, listen e personave qe nuk disponojne pasaporte. Per te marre kartat e identitetit, shtetasit pa pasaporta dhe qe perfitojne nga vendimi i qeverise me nje kosto vetem 200 leke, duhet te paraqiten ne zyrat postare te njesive te qeverisjes vendore, vetem me nje dokument te thjeshte identifikimi, qe mund te jete certifikata, patenta apo cdo mjet tjeter qe ka fotografi, per identifikimin e personit. "Nepunesi i zyres postare, ben verifikimin e personit me listat e derguara nga Ministria e Brendshme dhe i kerkon atij te paguaje 200 leke per marrjen e kuponit te vulosur nga ana e Postes", thuhet ne udhezim. Ne rast se shtetasi perfitues nuk figuron ne listen e derguar nga Ministria e Brendshme, por qe nuk disponon pasaporte per jashte shtetit, nepunesi i zyres postare, i kerkon shtetasit nje vertetim nga Policia e Shtetit, qe nuk disponon pasaporte ose ai nenshkruan formularin sipas modelit, bashkengjitur vendimit. Ministria e Brendshme, pajis zyrat postare me formularet e deklarimit. Gazeta "Koha Jone", ben publike modelin e formularit qe duhet plotesuar nga shtetasit, per te marre kuponat me 200 leke. Por nga ana tjeter, te gjithe zgjedhesit qe do te marrin kartat vetem me 200 leke, do t'i kompensojne me kalimin e kohes. Ne baze te udhezimit, keta zgjedhes brenda gjashte muajve, duhet te shlyejne ne dyert e Postes, pagesen prej 1000 lekesh. Shume e cila eshte diferenca e mbetur e kostos se nje karte identiteti, qe eshte 1200 leke. Ata qe nuk do ta shlyejne kete shume brenda 6 muajve, do te shpallen debitore dhe ndaj tyre, do te kete masa te tjera shtrenguese.