Vrasja e deputetit Xhindi, autori kerkohet ne Kurjan

Tirane- Grupi hetimor i cili po heton mbi vrasjen e deputetit socialist Fatmir Xhindi, nuk ka asnje te dhene te sakte, apo prove per zbardhjen e ngjarjes. Prokuroria e Krimeve te Renda e cila po heton krimin e shemtuar, ka ngritur disa pista, rreth te cilave eshte duke investiguar. Sipas burime nga organi i akuzes, autori i ngjarjes dyshohet te jete banor i fshatit Kurjan. Grupi hetimor mendon se disa persona jane perfshire ne kete ngjarje, te cilet kane ndihmuar autorin per levizjet e deputetit gjate oreve te mbremjes. Burimet kane shpjeguar edhe skemen sesi mund te kete ndodhur krimi.
Provat
Autori mendohet se eshte sinjalizuar, se viktima ka qene duke ecur ne rrugicen e fshatit Kurjan, e cila shkon drejt Roskovecit. Ai e ka pritur jo me shume se 30 minuta dhe kur ka pare deputetin Fatmir Xhindi qe t'i afrohej baneses, ka nisur te shkrepe armen tip automatik "Kallashnikov" qe mbante ne dore. Me pas autori dyshohet te jete afruar edhe me afer, duke e qelluar drejt e ne koke. Sipas burimeve nga grupi hetimor, viktima ka pasur shume plage ne trup. I dyshuari si autor, ka qelluar mbi 15 here mbi te, kjo sipas gezhojave te mbledhura ne vendin e ngjarjes nga oficeret e Policise Gjyqesore. Po ashtu ne vendin e ngjarjes eshte gjetur edhe nje pako me aspirina, qe sipas hetuesve kjo prove ishte e fresket, por nuk kishte asnje gjurme ne te. Gjithsesi hetuesit shpresojne se verifikimet e metejshme do te cojne deri te identiteti i autorit, qe mund te kete perdorur kete pako aspirinash. Nje tjeter prove mendohet te jete edhe nje qese e gjetur qe mund te jete perdorur, per fshehjen e armes.
Pistat
Nga transkriptimi i tabulateve telefonike, ka rezultuar se deputeti nuk ka pasur asnje kercenim telefonik gjate kesaj periudhe. Burimet kane shtuar se aktualisht jane duke u hetuar disa pista, mes tyre ajo e cilesive te vecanta, pronesise, ceshtje personale, ose nje sherr i momentit. Burimet kane theksuar se nga verifikimet e ketyre pistave ende nuk ka asnje prove, e cila te dergoje ne zbardhjen e vrasjes. Po ashtu burimet perjashtuan mundesine e nje vrasje mafioze, kjo per vet faktin se autori nuk do te kishte pritur qe ta kryente vepren penale ne afersi te baneses, por ne nje tjeter vend. Edhe nga verifikimet qe jane kryer per pisten e pronesise, ka rezultuar se deputeti Xhindi nuk ka pasur probleme kohet e fundit. Kjo gje eshte theksuar edhe nga familjaret e tij, te cilet kane shpjeguar gjate deklarimeve, se i afermi i tyre nuk ka pasur asnje problem, si dhe nuk kishte shfaqur shenja shqetesimi. Burimet kane shpjeguar se hetimet jane perqendruar vetem ne fshatin Kurjan, pasi autori mund te jete banor i saj. Te gjitha banoret e ketij fshati, do te merren ne pyetje per te zbardhur detaje te cilat mund te cojne ne zbardhjen e vrasjes, e cila mbetet ende misterioze per hetuesit.
4 Pista Heton Prokuroria e Krimeve te Renda, per ekzekutimin para shtepise se tij ne Roskovec te deputetit socialist Fatmir Xhindi. Konflikti i pronesise, nje zenke e momentit, cilesite e vecanta dhe ceshtjet personale deri ne motive te dobeta.
Vrasja e deputetit, rriten kontrollet ne kufi
Kerkimet dhe hetimet per identifikimin dhe me pas kapjen e autorit te vrasjes se deputetit Fatmir Xhindi, kane cuar deri ne rritjen e masave ne pikat kufitare ne Jug te vendit. Burime nga Policia e Kapshtices dhe Kakavijes kane bere te ditur se ne kufi eshte rritur shkalla e gatishmerise qe prej dites se diel. Krahas kontrollit te imet te mjeteve dhe personave qe kalojne ne kufi, 1/3 e stafit ne pikat kufitare, Kakavije dhe Kapshtice eshte ne pune. Gjithashtu jane rritur kontrollet dhe patrullat e policise edhe ne brezin e gjelber. Te njejtat masa jane marre edhe ne doganen e Qafe-Thanes. Po keshtu jane shtuar edhe kontrollet ne akset rrugore kombetare, ku patrulla te policise se qarkullimit, bashke me policine kriminale, kalojne ne site gjithe automjetet dhe personat e cilesuar me precedente penale. Vemendje e vecante iu kushtohet personave qe jane me banim ne zonen e Fierit, Roskovecit apo Kurjanit. Burime policore pohuan se nuk ka nje emer te dyshuari qe duhet te kene kujdes gjate kontrolleve nese e konstatonin dhe se verifikimet jane te pergjithshme. Por duket se nga analizat e kryera per provat dhe verifikimet e alibive, dyshohet se autori apo autoret mund te kene tentuar daljen jashte vendit nepermjet kufirit me Greqine. Mesohet se ndihme i eshte kerkuar edhe pikes kufitare greke dhe Policise se Janines per te verifikuar cdo shqiptar rezident, apo qe hyn ose ka hyre ne kete shtet ditet e fundit.
Atentatori perdorte arme per here te pare
Policia ka arritur ne perfundimin se njeriu qe ka zbrazur dy bresheri automatiku mbi deputetin socialist Fatmir Xhindi, ka perdorur armen "Kallashnikov" per here te pare, pasi plumbat jane shperndare gjithandej. Pakoja e aspirinave ka qene e fresket ne vendngjarje, qe ka lene te kuptohet se eshte perdorur nga autori ne momente tensioni gjate pritjes. Nje tjeter fakt per hetuesit, eshte se autori eshte larguar me shume lehtesi nga zona dhe pa u vene re nga askush. "Ai ka qene nje njohes shume i mire i zones dhe eshte larguar nepermjet nje rrugice qorre qe pas nje fushe me bar te rrethuar te nxjerr matane kodrave te Roskovecit", thane burime policore. Te pakten ky eshte itinerari qe besohet se ka ndjekur ekzekutori, i ndihmuar nga te pakten edhe tre persona te tjere ne orientimin e tij, per levizjet e te ndjerit. Besohet se njoftimi per levizjet eshte bere nepermjet telefonit dhe atentatori te kete qendruar pas magazines qe eshte ngjitur me shtepine e deputetit. Pasi ka hyre ne nje rrugice qorre, nga pas shtepise se viktimes, autori ka kapercyer nje gardh me tela dhe me pas ka dale pertej lagjes periferike te Roskovecit, duke humbur cdo gjurme.
D.Z/B.K